E Diel, 1 Nëntor 2026

Robert Horovic Kur qeliza shpjegon filozofine e jetes sone

Eumlshte nje biolog qe ka fituar cmimin Nobel per mjekesi. Fale studimeve te tij per vdekjen e programuar jane bere te njohura disa studime per evolucionin e organizmave

Vdekja perben nje nga temat me te preferuara per letraret teologet filozofet qe per mijera vjet kane folur dhe kane shkruar per te volume pa fund. Kjo ka ndodhur qe nga kohet kur askush nuk dinte gje per kete fat te pashmangshem te te gjitheve pra kur te gjithe e kishin kollaj te thoshin dicka te pamohueshme per te. Por si ne shume fusha te tjera dhe ne kete drejtim shkenca ka bere perpara duke e shnderruar vdekjen ne nje fenomen me pak mistik dhe me te shpjegueshem. Ne vecanti Nobeli i mjekesise per vitin 2002 iu dorezua Sidnej Brener Robert Horovic dhe Xhon Sulston per zbulimin e tyre ne lidhje me rregullshmerine gjenetike te zhvillimit te organeve dhe vdekjes qelizore te programuar.

Horovicit njerit prej tre te laureuarve i kemi kerkuar qe te na ndihmoje te kuptojme se ne cfare menyre keto zbulime kane revolucionarizuar kendveshtrimin tone per vdekjen. Gjithashtu i kerkuam qe te na e prezantoje kete fenomen ne nje menyre me pak te frikshme dhe me te magjishme nga sa mund te jete ne te vertete apo nga sa na e kane bere deri me tani romanet dhe librat e poezise.

Cfare ka zbuluar biologjia ne lidhje me vdekjen

Dicka qe nuk mund te imagjinohet qe procesi i formimit te organizmave duke filluar nga krijimi i nje qelize e keshtu me radhe ne organizma me te komplikuar bazohet ne vdekjen e nje numri shume te madh qelizash. I gjithe procesi eshte kompleks dhe thelbesor. Per shembull ne organizmin tone vdes 85 e qelizave tona cerebrale dhe 15 e atyre imunitare. Dhe ne me te shumten e rasteve keto qeliza vdesin para se te kene kryer ndonje funksion.

Po thoni qe lindin per te vdekur

Pikerisht. Por vdekja e tyre eshte e nje rendesie jetike. Per shembull nje miu qe arrihet ti bllokohet vdekja qelizore zhvillohet ne nje menyre shume anormale dhe nuk arrin te mbijetoje gjate.

Vdekja qelizore eshte nje proces i rastesishem

Absolutisht jo. Ne fakt quhet e programuar dhe eshte nje pese shume e rendesishme e programit gjenetik te zhvillimit. Eumlshte me e perhapur te kafshet se sa te qeniet e tjera perfshi edhe njerezit.

Cili eshte qellimi i ketij programimi

Duhet qe te jemi te vemendshem te mos keqkuptohemi. Vdekja qelizore eshte e programuar per qelizat por nuk eshte programuar nga askush. Ne natyre asgje nuk eshte e programuar. Gjithcka evoluon.

Atehere le ta themi me mire se cili eshte avantazhi evolutiv i vdekjes se programuar

Eumlshte ai i gdhendjes dhe permiresimit te organizmit ne menyre te sofistikuar e te fuqishme duke eliminuar disa qeliza qe jane gjeneruar nga organizmi me shumice. Cilat jane qelizat qe duhen eliminuar dhe ne cmenyre ndodh kjo eshte nje ceshtje qe ndryshon nga organizmi ne organizem dhe mbi te gjitha ende nuk eshte zbuluar i gjithe mekanizmi i nje veprimi te tille.

Vdekja e programuar ndodh vetem ne qelizat e organizmave te nderlikuar apo edhe ne ato te organizmave te thjeshte

Edhe atyre te thjeshte por me nje mekanizem te ndryshem nga ai per te cilin po flasim tani. Eumlshte zbuluar nga Elisabeth Blekbern Karlo Greider dhe Xhek Sozak qe per kete kane marre cmimin Nobel ne vitin 2009.

Si funksionon

Kur nje qelize ndahet ADN-ja e saj dyfishohet por jo teresisht. Ne cdo dyfishim kemi humbje te nje sasie te papercaktuar te telomereve qe jane shume ndihmese per kromozomet. Dhe kur humbasin te gjitha telomeret qeliza nuk mund te shumefishohet me. Si pasoje te gjitha qelizat duhet qe te vdesin.

Me pare folet per gdhendje te nje organizmi. A mund te jepni nje shembull

Disa lloje zogjsh i kane kembet me gishta te tjere jo. Kjo perben nje dallim te madh per shembull per sa i perket aftesise per te notuar. Dhe kjo varet nga menyra e vdekjes qelizore te programuar. Nese ndodh sic duhet atehere gishtat ndahen ndersa ne rast se nuk ndodh atehere gishtat nuk ndahen. Edhe femijet ne barkun e nenes i kane fillimisht gishtat e ngjitur dhe vetem me kalimin e kohes ndodh qe ato te ndahen dhe te formohet nje pellembe dore apo shpute kembe si ajo qe kemi kur dalim ne jete. Nese ka ndonje problem gjenetik ne procesin e vdekjes qelizore atehere ka raste kur nje femije lind me gishtat e ngjitur. Kjo nuk eshte shume e rendesishme per njerezit te cilet mund ta zgjidhin nje problem te tille me ane te operacionit por ka nje rendesi te dores se pare per zogjte per te cilet vlen shume per sa i perket cilesise se fluturimit. Per ta madje eshte ceshtje jete a vdekje.

Po per ne cili mund te jete nje ndryshim qe mund te beje diferencen

Semundja e pare qe te vjen nder mend kur ke te besh me nje anomali eshte kanceri. Por nuk behet fjale per nje lidhje banale pra mes vdekjes qelizore dhe vdekjes se individit. Perkundrazi. Problemi eshte qe qelizat kancerogjene ndahen dhe refuzojne qe te vdesin.

Vdekja e organizmit mund te shkaktohet nga nje gje e tille

Ne pergjithesi numri i qelizave ne nje organ te caktuar percaktohet nga nje ekuiliber mes dy procesesh te kunderta ndarja qelizore qe shton qeliza dhe vdekja qelizore qe i pakeson qelizat. Nje rritje e tepruar pra mund te provokohet nga dy faktore qe i kundervihen njeri-tjetrit nje ekses i jetes se qelizave ose nga nje defekt i tyre.

Por a nuk behet fjale per dy ane te se njejtes medalje

Jane por duhet pare se cila prej tyre shkakton njeren dhe anasjelltas. Ne rastin e kancerit ka shembuj te te dyja rasteve por ne shumicen e rasteve te kancereve eshte i pranishem nje mosfunksionim ose nje dizaktivizim i programit te vdekjes se qelizave. Keshtu shume terapi qe trajtojne kancerin si kimioterapia apo radioterapia synojne riaktivizimin e funksionit te vdekjes se programuar te qelizave ne menyre qe qelizat kanceroze te zhduken. Nuk behet fjale per ti vrare por mjekimi shkakton vetevrasjen e tyre.

Pra ne rastin e kesaj semundjeje dhe ne raste te tjera eshte e rendesishme vetevrasja

Eumlshte shume e nevojshme. Nje proces i tille eshte vital per ekuilibrin mes jetes dhe vdekjes. Nese eshte fakt qe jo vetem ne semundjen kancer por dhe ne semundje te tjera imunitare problemi eshte pikerisht vdekja qelizore atehere ne semundje te tjera si Alzheimar apo SIDA behet fjale per nje prodhim te tepert qelizash. Situata eshte e komplikuar dhe ne te dyja rastet pra ne ate te vetevrasjes se qelizave ose shtimit te tyre keto procese mund te arrihen ne menyra te ndryshme. Per shembull nje qelize mund te vetevritet menjehere per shkak te aktivizimit te mekanizmit ose mund te vritet ne menyre te terthorte per shkak te venies ne funksionim te nje tjeter mekanizmi dytesor i cili ky pastaj ve ne levizje mekanizmin ne fjale. Pra kemi te bejme me nje proces zinxhir. Dime shume gjera ne lidhje me keta mekanizma por nuk kemi shume njohuri per menyren se si ata integrohen me njeri-tjetrin.

Po sikur qelizat ti krahasonim me individet dhe individet me shoqerine dhe te kishim parasysh kete model cfare mund te ndodhte

Nje here kam marre nje cmim nga Universiteti i Bernes. Ne komitetin e caktimit te ketij cmimi nder te tjere ndodhej edhe nje teolog qe me tha se kishte mbetur shume i befasuar nga fakti qe vetevrasja luante nje rol kaq te madh ne biologji. Ideja qe vdekja e nje pjese nuk eshte vetem demonstrim i nje procesi natyror por edhe dicka e dobishme per te gjithe organizmin e kishte shtrenguar qe te rishikonte mendimin e tij teologjik te deriatehershem.

Po ju a mendoni pikerisht keshtu

Une jam nje biolog dhe detyra ime eshte qe te zbuloj fakte. Preferoj me pas qe gjykimet filozofike mbi jeten dhe konkretisht mbi vdekjen tua le filozofeve dhe teologeve. Jane ata qe duhet te nxjerrin konkluzionet ne fushat e tyre duke u nisur edhe nga zbulimet ne fushen e shkences. Une vete nuk kam nje fe personale qe te me shtyje ne pergjithesime duke u nisur nga biologjia per te perfunduar te sociologjia.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›