E Diel, 1 Nëntor 2026

Kallëzoi Nanon për kërcënim, Lesi jep shpjegime në prokurori

TIRANË- Nikoll Lesi, zv.ministër i Kulturës mbërriti dje në ambientet e Prokurorisë së Tiranës për të dhënë shpjegime lidhur më kallëzimin penal që ka bërë prej disa javësh ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano.

Burime nga prokuroria thanë se Lesi dha shpjegime rreth kallëzimit, por pa bërë të ditura detaje të hollësishme.

Kreu i Lidhjes Demokristiane ka denoncuar Nanon për kërcënime. Ai pretendonte se përmes mesazheve telefonike ish-kryeministri e kishte kërcënuar. Madje, ai pretendon se Nano i kishte dërguar dhe një mesazh ndjese për fyerjet, duke e sqaruar se telefonin e tij e kishte përdorur një person tjetër. Për këto fakte, Lesi dha shpjegime dje në organin e akuzës.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›