E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet për vdekje këmbësorja, shoqërohet shoferi i makinës

Gjirokastër-Një këmbësore ka humbur jetën në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa është goditur nga një automjet që udhëtonte në këtë segment rrugor. Sipas burimeve zyrtare në Njësinë Rajonale të Sigurisë Rrugore në Gjirokastër, automjeti tip “Benz” me targa 1505 B, i cili drejtohej nga 46-vjeçari Besnik Goxho nga Gjirokastra, ndërsa udhëtonte nga ky qytet në drejtim të Subashit, në vendin e quajtur Humelicë ka goditur 22-vjeçaren Pandora Budo nga Picari, ndërsa ajo ecte në rrugë. Për shkak të përplasjes me mjetin, këmbësorja ka ngelur e plagosur rëndë. Megjithëse është transportuar në drejtim të spitalit të Gjirokastrës, si pasojë e plagëve të rënda ajo nuk ka arritur të mbijetojë, duke humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Policia lokale ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Ky është aksidenti i parë me pasojë vdekje për vitin 2012, në Qarkun e Gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›