Aksel Ros, drejt Flamurtarit?

Kryebashkiaku Gjika ka bere te ditur se "tenderi" per pankinen e Flamurtarit ka oferta konkrete. "Nje nga kandidaturat me te mundshme, shprehet Gjika, eshte ish ndihmestrajneri i kombetares shqiptare, gjermani Aksel Ros. Duke vazhduar me tej, për gazetën e shquar sportive "Sport Ekspres", Gjika sqaron: "Duke e njohur mire kete personalitet te futbollit gjerman, si nje ndihmes te zellshem te ish trajnerit Brigel ne drejtimin e kombetares shqiptare, por edhe nga vleresimet pozitive, qe kane sjelle keto dite futbollistet vlonjate, te cilet aktivizohen me ekipin kombetar, si Skela, Aliaj, por edhe Cipi, kemi menduar qe Aksel Ros te ulet ne pankinen e kuqezinjve vlonjate. Bisedimet jane ne nje rruge te mbare dhe ka shume mundesi qe Ros te jete kryepankina e Flamurtarit", ka perfunduar Gjika. Ky "bum" qe ben kryebashkiaku, per te sjelle tek Flamurtari trajnerin e dyte gjerman ne kete sezon, ne kampionatin shqiptar, pas atij te Vllaznise, Shulze, kerkon te konfirmoje me se miri ambicien e skajshme te vlonjateve, per te dale se pari nga kjo gjendje, pastaj per te ngjitur shkallet ne vendin ku e meritojne.
Aksel Ros pati dhe ofertë sezonin e kaluar nga Tirana, për t'i drejtuar bardhëblutë në sezonin 2005-2006, por gjermani e refuzoi dhe donatorët e Tiranës, zgjodhën më pas italianin Leonardo Menikini, që më pas u shkarkua nga drejtuesit e Tiranës.