Braunshvajg i Bekim Kastratit shkarkon trajnerin Kryger

Eintraht Braunchavajg, skuadra e sulmuesit të Kombëtares shqiptare Bekim Kastrati, ka larguar nga detyra trajnerin Mikael Kryger (52-vjec) dhe manaxherin e klubit Volfang Los (51).
"Situata e pakënaqshme sportive na detyroi ne të ndërmerrnim këtë hap", pohoi presidenti i Eintrahtit, Gerhard Glovoski. Eintraht, kampion i Gjermanisë në vitin 1967, pas gjashtë ndeshjesh ka mundur të grumbullojë vetëm 3 pikë dhe mbyll tabelën e klasifikimit, ndërkohq që ka mundur të grumbullojë vetëm dy pikë në shtëpi (dy barazime).
Eintraht është në kërkim të një trajneri për ndeshjen e shtëpisë kundër 1860 Munchen, takim që do të luhet më 13 tetor.
Sulmuesi shqiptar që u dëmtua në ndeshjen e humbur me Rot Veis Esen (2-0) pas rikthimit të tij nga dëmtimi do të luajë nën urdhërat e një trajneri të ri. Trajneri i shkarkuar i Bruanshvajgut ishte një nga ata që e vlerësonte shumë shqiptarin për forcën e tij, edhe pse nuk ishte shumë rezultativ në lojë: 1 gol në pesë ndeshje.