Blerim Xhemaili fiton derbin me Ansi Agollin

Zyrih i shqiptarit me pasaportë zviceriane, Blerim Xhemaili fitoi derbin me Lucern ku aktivizohet edhe tiranasi Ansi Agolli, në ndeshjene vlefshme për kampionatin zvicerian. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 (pjesa e parë: 2-1)dhe Xhemaili shënoi golin e dytë të ekipit të tij, atë 2-0, në minutën e 26-të. Golin e flamurit për Lucern e shënoi N'Tiamoah në minutën e 33-të. Në minutat e fundit Sulejmani, i futur në lojë në minutëne 73-të ne vend të autorit të golit për Lucern, pati një shans të artë për të barazuar rezultatin, kur ishte vetëm pak metra larg portës bosh. Ansi Agolli luajti për pak minuta duke zëvendësuar në minutën e 90-të Klaudio Lustenberger.
Renditja
Vendi Ekipi Ndeshje Pike
1 St. Gallen 10 23
2 Zurih 10 22
3 Grasshoppers 10 21
4 Sion 10 21
5 Basel 9 13
6 Young Boys 9 11
7 Thun 10 9
8 Lucern 10 8
9 Schaffhausen 10 5
10 Aarau 10 4