Kosova e Vushtrrisë, dy ndeshjet evropiane në shtëpi

Kosova e Vushtrrisë, skuadra kosovare që do të marrë pjesë në Kupën e Fituesve të Kupave të EHF-it në konkurrencën e femrave, do të zhvillojë të dyja ndeshjet e rrethit të dytë të kësaj gare përballë skuadrës kroate TVIN Crgocentar në palestrën e sporteve në Vushtrri. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Hendbollit të Kosovës në një kumtesë të lëshuar të martën, ndërsa ky do të jetë rasti i dytë që një skuadër kosovare do të jetë mikpritëse e të dyja ndeshjeve, pas pejanëve të Besa Famiglia në konkurrencën e meshkujve.
"Pas shumë negociatave dhe me mirëkuptim të kryesive, skuadrat Kosova dhe TVIN
Crgocentar nga Virovitica e Kroacisë u dakorduan që të dy ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës së Fituesëve të Kupave t'i zhvillojnë në Vushtrri. Kjo marrëveshje e të dy skuadrave u konfirmua edhe zyrtarisht edhe nga zyra e EHF-it dhe do të jetë edhe një rast i mirë për hendbolldashësit kosovar të shohin dy ndeshje interesante", thuhet në kumtesën FHK-së.
Ndeshjet do të zhvillohen më 14 me prej orës 20:15 dhe më 15 tetor prej orës 20:45. Dyshja turke Vahit Ersan dhe Faruk Akman do të ndajnë drejtësinë në këto dy përballje.