E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anigo: “Lorik Cana është i lakmueshëm nga shumë ekipe”

Drejtori Sportiv i Olimpikut të Marsejës, Hoze Anigo ka dhënë disa opinione të tij mbi lojtarët marsejezë, ku përshkruan karakterin, cilësitë dhe defektet e tyre mbi disa nga lojtarët kyc të sistemit të lojës së trajnerit Albert Emon.
Mamadou Niag, Frank Riberi, Ronald Zubar, Taye Taiwo, Djibrill Cisse dhe Lorik Cana janë disa nga lojtarët që Anigo i konsideron si më të rëndësishmit.
Një prej lojtarëve që drejtori sportive vlerëson më shumë është shqiptari Lorik Cana. Ai nuk nguron nga ata tjetër të pohojë se Cana mishëron frymën e Marsejës.
"Për mua, një djalosh si Lorik Cana përfaqëson me të vërtetë shpirtin e klubit. Ai është dhe në jëtë një djalosh i këndshëm. Është shumë i mirë dhe ka cilësi dyluftuese të jashtëzakonshme. Ai ka një teknikë mbi mesataren dhe është shumë i mirë në lojën në ajër. Shkurt, unë mendoj se është një nga ata djem që duhen mbajtur dhe trajtuar me kujdes, pasi është një nga ta që po shkëlqejnë te Olimpiku i sotëm dhe është i lakmueshëm nga shumë skuadra".
Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›