Akset problematike nga ngricat

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve bëri me dije se në qarkun e Dibrës, në aksin kryesor vazhdon trajtimi me kripë dhe granil në vendet ku ka ngricë.
Në aksin Q.Bualli – Krastë dhe Ura e Çerenecit – Q.Dragalicë – Klenjë qarkullimi kryhet me zinxhirë. Segmenti në vazhdim është i bllokuar. Vazhdon puna për normalizimin e situatës. Në qarkun e Elbasanit, aksi K/Labinot Fushë-Monument Bizë është e kalueshme deri në Gur të Zi, ndërsa segmenti në vazhdim me zinxhirë. Në akset e tjerë nuk ka probleme për qarkullimin. Vendet me ngrica janë trajtuar me kripë. Në qarkun e Korçës, gjatë natës ka patur temperatura shumë të ulëta, por nuk kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Në rrugën e Dardhës, në pjesën fundore qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Ndërkohë, në qarkun e Kukësit, në aksin Topojan- Shishtavec qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në qarkun e Shkodrës, në aksin Q.Mali-Fierzë si pasojë e dëmtimit të urës pranë Dardhës, qarkullimi është i mundur vetëm për mjetet e vogla me një kalim. Është vendosur sinjalistika përkatëse.
Në qarkun e Gjirokastrës, në Qafë Muzinë dhe në Ujin e Ftohtë për shkak të ngricave është hedhur kripë dhe qarkullimi kryhet normal. Në qarkun e Tiranës, në aksin Q.Mollë-Bizë ka ngrica në rrugë, për pasojë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në akset e tjerë nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë, sipas informacionit më të fundit nga DPRR-ve, në rrugën Milot-Kalimash, në zonat ku ka prezencë ngrice, është shpërndarë kripë dhe qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme. /Start/
2012-01-19 12:24