Tre të plagosur rëndë me thika në Kashar

Policia e Tiranës bëri me dije se janë plagosur shtetasit Andi Hyka, 21-vjeç, Elton Hoxha, 22-vjeç, si dhe Besmir Sulaj, 27-vjeç, të tre banues në Kashar.
Policia bëri me dije se të tre personat ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje, ku arrestuan në flagrancë shtetasin Vullnet Lushi, 19-vjeç, ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi dyshohet se në bashëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Kashar, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë dhe mjete të forta tre shtetasit e sipërpërmendur. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “plagosjes së rëndë me dashje e realizuar në bashkëpunim”. /Start/
2012-01-19 12:34