Bashkia e Romës mbështetje asaj të Tiranës

Gjatë takimit, Basha theksoi se ekspertët më të mirë vendas po merren me hartimin e planit urbanistik, sikundër e njohur me projektet strategjike, si zgjatimi i bulevardit në drejtim të Lumit të Tiranës, rehabilitimi i Lumit të Tiranës, ndërtimi i linjave të Tramit, ndërtimi i terminalit të pasagjerëve etj.
Kryetari i Bashkisë së Romës Gianni Alemanno premtoi ndihmën e Bashkisë së Romës, departamenteve të specializuara, që nga ai i urbanistikës tek ai i infrastrukturës, për jetësimin e këtyre planeve, në përputhje me standardet me të larta evropiane, si dhe me vënien e ekspertizës së arkitektëve, planifikuesve, inxhinierëve të Bashkisë së Romës, në dispozicion të Bashkisë së Tiranës.
“Një ofertë shumë bujare, e cila natyrisht do ta ndihmojë Bashkinë e Tiranës, për të përshpejtuar procesin e përfundimit të Planit Urbanistik si dhe për të forcuar elementet e trashëgimisë kulturore dhe historike të projekteve të tilla, siç është ai i dyfishimit të bulevardit të Tiranës” , tha Basha.
Një theks të veçantë në takim, pati edhe shkëmbimi ekonomik mes dy vendeve. Kryetari i Bashkisë së Romës Z Gianni Alemanno u angazhua për të identifikuar të gjithë kompanitë që kanë interes për investime në Tiranë dhe së bashku me ta, të vizitojë së shpejti Tiranën. Zoti Basha e njohu Kryetarin e Bashkisë së Romës, me masat që Bashkia e Tiranës ka marrë për një qytet sa më miqësor për biznesin, ku biznesi mund të operojë me procedura më transparente, më të shkurtra dhe të paguajë një taksë më të ulët në mënyrë që zhvillimi ekonomik i qytetit të njohë vazhdimësi.
Në këtë kuadër, Basha e njohu me masat konkrete te marra nga administrata e tij, si heqjen e 60 tarifave dhe uljen e taksave bashkiake, masat për nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja dhe punësimin, si prioritet kryesor të Bashkisë së Tiranës, ku me Vendim të Këshillit Bashkiak do të operojë pa taksë, për një periudhë katër vjeçare, çdo biznes që punëson mbi 50 punonjës.
“Unë e ftova z. Alemanno, që në vizitën e tij të ardhme në Tiranë, e cila është vizita e tij e parë në Tiranë si Kryetar i Bashkisë së Romës, të sjellë me vete një delegacion investitorësh romanë, një pjesë e mirë e të cilëve e zhvillojnë aktivitetin e tyre në Bashkinë e Tiranës dhe në Shqipëri, por një pjesë jo e vogël e tyre kanë shfaqur interes, në projektet strategjike të Tiranës, por edhe në sektorin privat në Tiranë. Një tjetër angazhim i Kryetarit të Bashkisë së Romës z.Alemano ishte që së bashku me stafin e tij, të identifikojnë të gjitha ato biznese dhe investitorë strategjikë në Romë, pra kompani të mëdha, të cilat do të ishin të gatshme të investonin në Shqipëri, sigurisht nisur nga përvojat pozitive të bizneseve romane, që tashmë investojnë në Shqipëri, në veçanti në Tiranë, në kuadër të masave lehtësuese që Bashkia e Tiranës ka marrë për këtë qëllim”, tha Basha. /Start/
2012-01-19 12:58