E Diel, 1 Nëntor 2026

Freedom House raport: Shqipëria “pjesërisht e lirë”

Duke folur për Shqipërinë, raporti vë re se vendi ynë është pjesërisht i lirë, ku në këtë renditje radhitet edhe Kosova, Bosnja dhe Maqedonia, ndërkohë që Mali i Zi dhe Serbia janë radhitur në grupin e vendeve të lira.

Sipas Freedom House, një vend është “pjesërisht i lirë” kur në të ka respekt të limituar të të drejtave politike dhe të lirive civile.

“Shqipëria ka pësuar ulje për shkak të vrasjes së protestuesve të opozitës në muajin janar, politizimit të mekanizmave zgjedhorë lidhur me zgjedhjet komunale në maj, si dhe për shkak të dështimit të gjykatave për të gjykuar paanshmërish një çështje korrupsioni kundër një politikani të lartë qeveritar”, thuhet për Shqipërinë në raport.

Sipas "Freedom House", "rënia e lirisë ka ardhur edhe si pasojë e politizimit të mekanizmave elektorale rreth zgjedhjeve lokale të muajit maj dhe dështimi i drejtësisë për të gjykuar në mënyrë të paanshme një rast korrupsioni kundër një politikani të lartë të qeverisë". 

Në raport thuhet se në vitin 2011, 87 vende mund të konsiderohen të lira, njësoj sikurse në vitin 2010, shifër kjo që përfaqëson 43 për qind të popullatës së botës. /Start/

                                                                                             2012-01-19 12:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›