Akset rrugore kombëtare të kalueshme
TIRANË- Akset rrugore kombëtare janë të kalueshme. Kështu deklaroi sot, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, në një konferencë shtypi, duke informuar mbi veprimtarinë e strukturave të angazhuara për përballimin e emergjencës civile të krijuar nga reshjet e dëborës.
Sipas tij, organet e shtetit kanë vazhduar gjatë ditës së sotme me operacionet për pastrimin dhe mbajtjen hapur të akseve rrugore kombëtare.
Zëdhënësi Konja tha se, prioritete kryesore për përballimin e kësaj emergjence janë mbajtja hapur e akseve rrugore, si dhe zgjidhja e problemeve emergjente të furnizimit me ushqime dhe të emergjencave shëndetësore.
Konja vuri në dukje se, “meqenëse sot pati një përmirësim të lehtë të kushteve të motit, rifilluan operacionet e shpërndarjes së ndihmave nga ajri nëpërmjet helikopterëve të Forcave të Armatosura".
Sipas tij, janë kryer fluturime dhe janë dërguar deri më tani 200 pako ushqimore në Pukë dhe Tropojë. Një prej helikopterëve të Forcave të Armatosura në kthim do të marrë edhe katër persona të bllokuar në Malzi, Komuna Fierzë.
Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit po dërgon ndërkohë në prefekturën Shkodër rreth 500 pako ushqimore. Ndërkohë, një autokolonë e Forcave të Armatosura me 25 mjete është nisur sot për t’u dislokuar në Kukës për të realizuar operacionet e përcaktuara nga shtabi i emergjencës dhe komiteti ndërministror.
Sakaq, helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë kryer katër fluturime ditën e sotme për emergjenca shëndetësore, konkretisht në Rrëshen, Vermosh, Pukë dhe Kala e Dodës dhe do të kryejë në vijim edhe një ndërhyrje për transport në Tropojë.
- Situata në akset rrugore kombëtare -
Autostrada Rruga e Kombit, Tiranë-Milot-Rrëshen-Kukës-Morinë, e kalueshme, në disa segmente me vështirësi
Aksi rrugor kombëtar,Tiranë- Shkodër-Hani Hotit, i kalueshëm pa vështirësi
Aksi rrugor kombëtar Tiranë-Shkodër-Muriqan, i kalueshëm
Aksi rrugor kombëtar Tiranë-Milot –Ulëz, është i kalueshëm pavështirësi nga Ulëza-Burrel- Bulqizë-Peshkopi-është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.
Aksi kombëtar Tiranë-Elbasan-Korçë-Kapshticë, i kalueshëm, pa vështirësi.
(d.b/BalkanWeb)