E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama qan me lot gëzimi problemet e krijuara nga fatkeqësia

TIRANE - Partia Demokratike reagoi pas deklaratës së kryetarit të PS-së Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj deklaroi në një konferencë për mediat se “Rama qan me lot gëzimi problemet e krijuara nga fatkeqësia natyrore e dëbora masive në mbarë vendin.”

“Si në të gjitha rastet e fatkeqësive natyrore, të përmbytjeve, njeriu që dikur bënte grevë urie për të bllokuar liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, këto ditë duket se fërkon duart e hedh lot krokodili, duke shpresuar se do të mundë të nxjerrë përfitime politike nga një fatkeqësi natyrore që ka pllakosur jo vetëm Shqipërinë por edhe të gjithë Evropën, në të cilën kanë humbur jetën mbi 620 persona.”- vijoi më tej zëdhënësja e PD-së.

“Partia Demokratike i thotë Edi Ramës se këto qëndrime dhe sulme në kohë të fatkeqësive natyrore, dëshmojnë vetëm primitivizmin e moralit njerëzor dhe përgatitjen për disfatën përfundimtare që meriton.”- përfundoi Mustafaraj.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›