Korçë, 7 vatra zjarri ende aktive

Qarku i Korçës ka situatën më shqetësuese nga vatrat e zjarrit që janë ende aktive. Burimet zyrtare konfirmojnë se 7 vatra zjarri janë aktualisht aktive, për të cilat janë aksion 300 persona efektivë të policisë dhe zjarrëfikës. Si asnjëherë më parë në këto vitet e fundit, qarku i Korçës është duke përjetuar zjarre masive në pikat më strategjike të tij, kryesisht në parqet kombëtare dhe zonat turistike.
Ndërkaq situata më alarmante paraqitet në Parkun Kombëtar të Bozdovecit, ku dhe përhapja e flakave është tejet e shpejtë si rezultat i erës së fortë që favorizon këtë proçes. Flakët kanë përfshirë edhe Parkun Kombëtar të Dardhës duke çuar më shumë se 80 forca të shërbimit pyjor, të komunës por dhe banorë të zonës të cilët po tentojnë të normalizojnë flakët.
Policia pyjore e cila ka bërë thirrje për ndërhyrje nga ajri, ka gjetur mbështetjen e Emergjencave Civile në kryeqytet drejtori e cila ka dërguar dje helikopterin turk i cili ka bërë më shumë se 20 ndërhyrje 7 prej të cilave në Voskopojë dhe pjesën tjetër në Bozodovec.
Ndërkaq në Voskopojë situate është drejt përmirësimit dhe shuarjes së zjarrit. Sipas prefektit të Korçës Andrea Mano mësohet se po punohet ngado me intesitet.
Flakët nuk kanë kursyer as masivin e malit të Moravës, ku aktualisht është aktive një vatër zjarri, në kufirin ndarës mes komunës së Hoçishtit në rrethin e Devollit. Gjithashtu një vatër zjarri është shfaqur edhe në afërsi të fshatit Nikolicë po në rrethin e Devollit. Vatër zjarri ka patur edhe në vendin e quajtur Burkaj, në rrethin e Kolonjës, por është lokalizuar dhe shuar plotësisht.
Për shkak të kësaj situate, prefekti i Korçës, Andrea Mano, i ka bërë apel komunitetit të këtyre zonave që të bashkëpunojnë me strukturat zjarrfikës dhe shërbimit pyjor, për vënien nën kontroll të vatrave të zjarreve dhe shuarjen e plotë të tyre.