E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ngjarja e Sanatoriumit, Rama në mbrojtje të mjekëve, por dënon aktin

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur ekipin e mjekëve që po punojnë në vijën e parë kundër pandemisë së koronavirusit, por ka dënuar ashpër aktin e një punonjëseje e cila përmes mashtrimit i mori 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje, e cila më pas kishte humbur jetën. “Siç nuk ka pyll pa derra nuk ka asnjë sistem dhe asnjë sektor ku të mos gjenden fundërrina të tilla, që mund të jenë edhe mjekë” tha ai.
Por për kryeminstrin “Kjo nuk e zhbën kurrë gjithë sakrificën dhe madje në këtë rast të pandemisë edhe heroizmin e mjekëve. Sepse disa prej kolegëve tuaj kanë humbur edhe jetën”.
Gjatë një vizite në një qendër të re shëndetësore ai ju drejtua mjekëve duke ju thënë se “Ju jeni më të ekspozuarit dhe jo vetëm që s’keni lënë njeri rrugëve dhe pa trajtuar, por keni vënë edhe jetën tuaj në rrezik. Të gjithëve ju kanë garantuar mjete mbrojtëse, por kjo flamë ndonjëherë nuk pyet për asgjë. Besoj që me të gjitha këto ndryshime, edhe nga infrastruktura, edhe nga paga, besoj se edhe në këtë aspekt do të ketë përmirësim. Nuk do të ndalemi këtu” tha zoti Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›