E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksi Korce- Elbasan funksional ne fillim te 2013

Në fillim të vitit 2013 pritet të jenë funksionalë dy tunelet që janë pjesë e segmentit të ri, rrugor, Tiranë Elbasan. Punimet e kryera në metrat e parë të tuneleve janë inspektuar gjatë së martës nga ministri i Punëve Publike. Ai ka vlerësuar ecurinë dhe tha se monitorimet do të jenë të pandërprera.

Sokol Olldashi, ministër i PPTT, thotë se punimet po zhvillohen tërësisht në përputhje me  kalendarin e punimeve e  pritet që projekti të  përfundojë në kohën e paracaktuar me kontratë, e në fillim të 2013-ës të jetë operues .

Rruga Tiranë-Elbasan do të ketë një gjatësi prej 31.1 kilometrash, dhe do të ketë dy tunele me gjatësi nga 4.3 kilometra.

Kosto e deklaruar është 36 miliard lekë, ku rreth 15.4 miliard do të nevojiten  për tunelin. Rruga e re do të ketë 7 mbi kalime dhe 4 nënkalime. Shpejtësia e lëvizjes do të jetë deri në 120 kilometra në orë.

Flori Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›