E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva, Ahmetaj: Të nisin negociatat për të zgjidhur situatën

Ndërkohë që minatorët kanë hyrë në ditën e 16-të të grevës së urisë, ende nuk është hapur drita jeshile për zgjidhjen e situatës së krijuar.

Lidhur me këtë situatë, deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj ka mbërritur në Bulqizë për të mbështetur grevën e 13 minatorëve të mbetur, të cilët pas kaq ditësh ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ahmetaj bën apel që gjendja e krijuar të gjejë rrugën e zgjidhjes për të shpëtiar jetën e 13 grevistëve, si dhe e kritikon indiferencën e qeverisë dhe përfaqësuesve të ACR-së për të zgjidhur situatën.

“Jam këtu për të shprehur simpatinë njerëzore për këtë situatë . Duhet të fillojnë negociatat mes ministrisë dheminatorëve për të shëptuar jetë njerëzish. Shteti, dhe kompania janë përgjegjësit kryesor për jetën e minatorëve” theksoi Ahmetaj ndërsa i cilësoi të gjitha kërkesat e tyre si legjitime.

Ndërkohë, kamera e “Ora News” ka shkuar në shtëpinë e njërit prej grevistëve, Baki Bajraktari. Familjarët e tij shprehen të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa kërkojnë më shumë vëmendje për situatën e tensionuar.
 

Ndërkohë ditën e djeshme u shty edhe takimi mes minatorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë "ACR". Takimi, i cili ishte vendosur nga minatorët për t`u zhvilluar mesditën e djeshme, u shty pasi përfaqësuesit e kompanisë "ACR", nuk ranë dakort për orarin e zhvillimit të tij. Minatorët shprehen të vendosur se nuk do ta ndërpresin grevën e urisë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›