Kontroll te tregu bashkia monitoron higjenen

Inspektim të kushteve në tregjet ushqimore dhe sensibilizim i konsumatorëve për produktet që konsumojnë. Ishte ky qëllimi i kontrollit të ushtruar nga inspektorët e bashkisë së Tiranës, në tregun ushqimor tek ish-uzina Dinamo. Pikat e tregtimit të produkteve blegtorale dhe atyre të mishit, ishin në qendër të kontrollit të inspektoriatit veterinar zooteknik.
“Kontrollin e produkteve shtazore si dhe standardeve në të cilat ato tregtohen në tregjet e qytetit dhe së dyti, ç’është më e rëndësishme, në edukimin dhe sensibilizimin e konsumatorit duke e promovuar këtë si një shërbim të integruar e parë kjo, në një kënvështrim afatgjatë. Këto kontrolle do të orientojnë masat dhe burimet teknike në mënyrë sa më të efektshme duke marrë parasysh sensibilizimin e konsumatorit nga njëra anë dhe komunikimin me subjektet që operojnë me produkte shtazore si një proces shumë të rëndësishëm”-tha Hermiona Hajdini, përgjegjëse sektori në bashkinë e Tiranës.
Kontrolle janë ushtruar edhe në subjektet e tjera tregtare, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Inspektorët e ushqimit kanë dhënë dhe aktekspertimin me detyrat që duhet të plotësojnë subjektet. Fletëpalosje u janë shpërndarë edhe konsumatorëve, në lidhje me kërkesat për standartet e cilësisë ushqimore.
Denada Shkodrani