E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjesohen ushqime sekuestrohen 25 ton

25 tone ushqime janë asgjesuar, ndërkohë që  shumë subjekte gjatë gjithë kësaj periudhe kanë tregëtuar  mallra pa etikë dhe jo në kushtet e duhuara higjeno sanitare.

Këto kanë qënë rezultatet e  rreth 4000 mijë inspektimeve, që ka zhvilluar autoriteti kombëtar i ushqimit .

Drejtori, Genc Juka, thotë se   kontrollet janë shtrirë në pikat e shumicës dhe pakicës së  produkteve ushqimore, në stabilimentet e prodhimit, si dhe në baret  e restorantet në pikat kufitare.

Genc Juka, Drejtor i AKU-së, deklaroi se produktet ushqimore pa etiketë në shqip, punonjës pa uniformë dhe të patrainuar, menaxhim jo i mirë i mbetjeve, mungesë e protokolleve të sakta e kushte higjene të pamjaftueshme janë  problemet e hasura më shpesh.  

Për të gjitha shkeljet e konstatuara janë marrë masat përkatëse . 20 subjekteve u është bllokuar përkohësisht aktiviteti, ndërkohë që  18 të tjerave u janë vënë gjoba, vlera e të cilave, në total shkon në shifrën e 16 milionë lekëve të reja .

Edlira Sulejmani
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›