Levizja e lire rrit numrin e udhetareve jashte vendit
Lejimi i lëvizjes së lirë në Europë ka rritur ndjeshëm numrin e udhëtimeve jashtë Shqipërisë. Në një intervistë për Albanian Screen, drejtues të Aviacionit Civil thonë se të dhënat e raportuara nga burime të ndryshme tregojnë për rritjen më të madhe në lëvizjen e udhëtarëve me rrugë ajrore.
Ervin Maziku,drejtori i përgjithshëm i Aviacionit Civil, deklaron se 2011 shënon një rritje mjaft të rëndësishme, të rritjes së fluskit të pasagjerëve drejt BE dhe rritjes së numrit të avionëve. Mazniku beson se ky numur do të rritet dhe më tepër.Brenda pak javësh Aviacioni Civil do të monitorohet për plotësimin e kushteve të kërkuara Bashkimi Europian,kushte të cituara dhe në MSA.
Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil saktëson se misioni auditues do të vijë më 26-27 shtator e do të nxjerrë në pah puënën e kryer deri tani, në lidhje me përputhjen e harmonizmin edhe me legjislacionin e BE në këtë drejtim.
Rritje të numrit të lëvizjeve ka pasur dhe në pikat e tjera të kalimit të kufirit, si në ato tokësore ashtu dhe detare.
Flori Papadhimitri