E Diel, 1 Nëntor 2026

Arnat e Kushtetutes nderhyrjet per kompromise politike

Ndërhyrja sërish në Kushtetutë, e kërkuar nga opozita dhe e refuzuar paraprakisht nga mazhoranca, nuk është një lëvizje e pandodhur në Shqipëri. Shpesh politika, për interesat e saj apo për kompromise pragmatiste, ka tentuar ta arnojë kohë pas kohe, dokumentin themeltar.

Deri tani nuk ka një dokument të shkruar me amendamente konkrete, por duket se gjithçka do të kristalizohet në shtator, me fillimin e sesionit të ri parlamentar dhe me rikthimin e opozitës në parlament.

Eksponentë të selisë rozë, kanë deklaruar qartë se ata do të jepnin votën për ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar, por duke mbajtur në plan të parë interesat partiake, ndër të cilat ndërhyrja ne kushtetutë.

Pasi e kanë konsideruar gabim ndërhyrjen që iu bë Kushtetutës në vitin 2008, ekspertët e majtë, tashmë kërkojnë rindryshime në dokumentin e formuluar 13 vjet më parë.

Amendimet kushtetuese janë tentuar edhe për dispozita të caktuara, si edhe në momente kur politika ka ndërhyrë tek statusi i institucioneve të tjera, siç kanë qenë ato të drejtësisë.

Në vitin 2007, numri i anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 7 u bë në 9 pasi partitë e vogla kërkuan të përfaqësohen në këtë institucion.

Në 2008 në sajë të një kompromisi mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, kushtetuta u amendua në 11 nene, që tek zgjedhja e presidentit, deri tek mocionet e mosbesinmit per shkarkimin e kryeministrit, apo mocioni i besimit ndaj qeverise.

Ndryshime të tjera në legislacion për hir të interesave politike janë bërë edhe më herët, në 2003, sërish për përbërjen dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe një vit më vonë, me pretendimin e balancimit politik, ju ndërpre mandati një anëtari në këtë institucion.

E njëjta gjë ka ndodhur  edhe  më vonë pas 2005, kur u tentua ndërhyrje për zgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

Nëse në një ligj mund të ndërhysh shpesh, konstitucionalistët vërejnë se me Kushtetutën, duhet patur kujdes, dhe nëse ka, ato nuk duhet të jenë pazare politike.

Në fakt edhe në librin themeltar të shtetit, parashikohet  rishikimi i saj, pa specifikuar se për çfarë, por vetëm se një e pesta e deputetëve kanë të drejtë të propozojnë amendamente, dhe të mriatohen në parlament më jo më pak se 2 të tretat.

Po kështu një amendament kushtetues mund ti nënshtrohet referendumit, nëse këtë e kërkon një e pesta e anëtarëve të Kuvendit. Nëse ndryshimet të caktuara kushtetutese nuk miratohen, ato nuk mund të riparaqiten për votim pa kaluar një vit, dhe në rastin e referendumit pa kaluar tre vjet.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e martë , 09 gusht 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›