Aksi Qafe Mali -Fierze i pakalueshem
Aksi Qafe Mali -Fierze eshte i bllokuar si rezultat i rreshqitjeve te dherave qe jane aktivizuara nga reshjeve te e diteve te fundit, njoftoi dje Ministria e Transportit. Sipas te njejtave burime, qarkullimi per ne Tropoje do te behet duke ndjekur trajektoren Kukes- Kam- Sopot- Bajram Curri. Ekspertet e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve dhe te sherbimit gjeologjik jane aktualisht ne Fierze per te identifikuar dhe per te zgjidhur problemin. Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ka marre te gjitha masat qe aksi te jete sa me shpejt lirshem per qarkullim.