E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Shperndarja e ndihmes me transparence

Blerina Hoxha
Shperndarja e bazes ushqimore do te jete transparente dhe korrekte, si dhe do te behet vleresimi i cdo demi te shkaktuar nga permbytjet. Garancine ne drejtim te shperndarjes se fondeve dhe ndihmave e ka dhene dje Ministri i Financave Ridvan Bode gjate nje inspektimi ne zonat e permbytura te Shkodres, ku dhe garantoi vleresimin e demeve te shkaktuara. Bode tha se, shtabi i Emergjences tashme ka akomoduar dhe siguruar gjithcka ju nevojitet banoreve te evakuuar, gjithashtu edhe atyre qe qendrojne ne shtepi. Ministri i Financave tha se: "Nje izolim pak i zgjatur ngre problemin e mbeshtetjes me baze ushqimore edhe per blegtorine dhe nga dita e sotme do te filloje shperndarja e bazes ushqimore dhe per blegtorine". Sipas ministrit me ngritjen e nje fondi operacional, cdo dite do te plotesojme te gjitha nevojat, jo vetem per banoret, por edhe per bagetine ne keto zona pasi ky izolim mund te zgjasi dhe dite te tjera". Ministri Financave i shoqeruar nga deputete te Qarkut Shkoder eshte takuar me banore te Malit te Jushit ne Bushat ku theksoi se, shtabi emergjences ka miratuar fondet e nevojshme dhe gjithashtu jane ngritur te gjitha strukturat per shperndarjen e bazes ushqimore edhe ne zonat ku njerezit vazhdojne te qendrojne ne shtepite e tyre. Bode, ritheksoi edhe njehere faktin se, qeveria shqiptare do te perballoje cdo nevoje qe kane keto zona, per te siguruar funksionimin normal, brenda ketij anormaliteti si per njerezit ashtu dhe per bagetine. Drejtoria e Pergjithshme e Rezervave Materiale te Shtetit ka levruar ne ndihme te banoreve te zonave te permbytura ne qarkun e Shkodres nje sasi te konsiderueshme mallrash rezerve nga materialet shteterore. Gjithashtu Rezervat e Shtetit kane derguar ne Prefekturen e Shkodres 78 cadra dhe 41 mije thase rere per t'u perdorur per mbrojtje nga ujerat. Shperndarja e ndihmave mbeshteten ne Ligjin nr. 9900, date 10.4.2008 "Per rezervat materiale te shtetit", VKM-ne nr.1128, date 05.08.2008, "Per krijimin dhe administrimin e mallrave rezerve materiale shteterore", ne funksion te vleresimit e perballimit te situates se krijuar ne qarkun e Shkodres e Lezhes per te siguruar mbeshtetjen e nevojshme per banoret e zonave te permbytura te ketyre qarqeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›