E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet, permiresohet situata ne kaskaden e Drinit

Situata ne Kaskaden e Drinit megjithe reshjet e shumta te diteve te fundit vazhdon te permiresohet. Sipas te dhenave me te fundit te Komitetit Nderministror te Emergjencave, dhe ministrise se Energjetikes, niveli i ujit ne Hidrocentralin e Fierzes ka rene ne 291.53 metra nga 293 qe arriti maksimumin me mesjave. Te dhenat me te fundit tregojne se, prurjet ne Fierze kane arritur ne 700 meter kub uje ne sekonde, derdhjet e ujit dje pasdite kane arritur ne 1100 meter kub per eskonte duke pershire portat dhe agregatet. KESH njofton se, ne te tre hidrocentralet po vazhdon te shkarkohet uje permes portave te sigurise, ndonese ne sasi me te ulta se sa nje dite me pare. Komani i ka prurjet 300 meter kub per sekonde dhe shkarkimet nga agregatet dhe portat 1380 meter kub per sekonde. Ne vaun e Dejes qe eshte edhe porta fundore e HEC- ve te kaskades prurjet ishin dje mbasdite 170 meter kub per sekonde dhe shkarkimet e akumuluara edhe nga Komani dhe Vau i Dejes ne 1760 meter kub per sekonde. Burime nga KESH-i thane dje se me ecurine aktuale pritet qe niveli i ujit ne liqenin e Fierzes te rikthehet ne kuotat e sigurise, deri ne 290 meter, brenda dy diteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›