E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria e votave te vjedhura ka pergjegjesine e permbytjeve

Selia roze beri pergjegjes diten e djeshme, Kryeministrin Sali Berisha per permbytjet qe po ndodhin ne komunat e Shkodres dhe te Lezhes. Zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj, tha dje se qeveria e votave te vjedhura te 28 qershorit sot ka pergjegjesine e permbytjes qe nuk erdhi nga zoti po nga dora e njeriut. "Qetesohu doktor Berisha. E verteta eshte e hidhur, po eshte i vetmi ilac qe semundja e pushtetit te korrupsionit te mos mbyse gjithcka pasi mbyti Veriun", tha ajo. Ne emer te selise roze, Imeraj theksoi se asnje mjet komunist presioni e shpifjeje, nuk e shpeton dot varken e pushtetit te qeverise Berisha, e cila sipas saj e ka vene perfund pesha e zullumit. Sipas saj, situata ne qarkun e Shkodres nuk ka nevoje per deklarime komisaresh dhe ne vleresimin e PS-se, nje situate e tille, kerkon mbledhjen e Keshillit te Sigurimit. Deklaratat ne distance te dy selive, vijne si pasoje e replikave te bera mes dy lidereve politike, kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit te PS-se, Edi Rama per situaten e krijuar nga permbytjet ne veri te vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›