E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha largo Priftin, ose ik vete

Selia roze sulmoi dje Prokurorine e cila nuk po nis ende hetimet per venien para drejtesise te pergjegjesve per permbytjet ne komunat e Shkodres dhe te Lezhes. Deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri, tha dje se Kryeministri Sali Berisha ne kete situate emergjence, duhet te shkarkoje menjehere Ministrin e Energjetikes, Dritan Prifti si dhe te kerkoje hetime per shkaqet e tragjedise, nese nuk e ndjen veten fajtor. "Nese nuk e ndjen veten me faj, Berisha duhet te shkarkoje menjehere Dritan Priftin, cili me arrogance dhe neglizhence, duket te kete shmangur cdo kerkese qe percaktonte rregullorja ne fuqi per manaxhimin e prurjeve ujore. Nese nuk vepron edhe pas gjithe ketyre deshmive qe flasin qarte per pergjegjesite e ministrit te tij, Berisha duhet te largohet bashke me te, si ideatori i politikave qe parapergatiten situaten qe shkaktoi tragjedine", kerkoi Gjiknuri. Nga ana tjeter, deputeti socialist, i beri thirrje edhe Prokurorise, e cila sipas tij, duhet te kishte filluar menjehere hetimet dhe jo te prese derisa uji te hyje ne zyrat e saj dhe me pas te kujtohet se paska nje permbytje. "Cfare tjeter pritet te ndodhe ne kete shtet qe nje minister te largohet, apo nje prokuror te filloje hetimin!?", tha Gjiknuri. Ai beri te ditur, se Partia Socialiste po ndjek me shume shqetesim situaten e krijuar ne zonen e Shkodres. Pertej solidaritetit te natyrshem me te gjithe banoret e demtuar dhe strukturat e sigurise qe punojne prane tyre, Gjiknuri u shpreh se socialistet, nuk mund te qendrojne gojekycur ndaj shkaqeve dhe pergjegjesive qe sollen nje situate te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›