E Diel, 1 Nëntor 2026

"Berisha merru me tragjedine jo opoziten"

Rozeta Rapushi
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama i tha dje ne distance kryeministrit Sali Berisha, se duhet ti vije turp qe merret me opoziten ne nje kohe qe duhet te merret me njerezit ne kete tragjedi permbytjeje. Gjate inspektimit ne zonat e permbytura ne fshatin Trush, Kiras dhe ne lagjen Zooteknik ne Shkoder, diten e djeshme kreu i opozites hodhi poshte edhe deklaratat e maxhorances se PS po ngren struktura paralele me ato te qeverise. "Shtabi i emergjences i Partise Socialiste, nuk eshte strukture paralele me ate te qeverise. Keto nuk quhen struktura paralele, por struktura solidariteti qe jane shprehje e nje vetedije qytetare evropiane ne shekullin e 21-te", tha Rama. Sipas tij, kete qeveria ne pushtet nuk mund ta kuptoje, pasi vetedija e atyre qe sot jane pergjegjes per shkaktimin e kesaj katastrofe, nuk eshte ajo e emancipuar. Rama thekoi se partia qe ai drejton, po ben detyren si nje parti solidare me te gjithe njerezit, ne zonat e permbytura. "Ne cdo vend te emancipuar, cdo popull i emancipuar vepron ne keto raste duke ngritur struktura vullnetare ne te gjitha pikat e mundshme. Struktura keto, me baze partiake, me baze komunitare, me baze sociale, me baze individuale. Keto nuk quhen struktura paralele, por struktura solidariteti", vijoi kreu socialist. Sipas tij, ata qe sot kane pergjegjesine per shkaterrimin e kesaj katastrofe dhe paturpesine qe te bejne politike me katastrofen, duke u marre me opoziten, nderkohe qe duhet te merren me njerezit. Ne kete kuader, edhe nje here, kreu i opozites i sugjeroi kryeministrit Sali Berisha qe te mos merret me opoziten, por te zgjidhe sa me pare te jete e mundur, situaten e krijuar ne zonat veriore te vendit. Kryetari i PS-se, inspektoi dje zonat e permbytura i shoqeruar nga nje grup i madh deputetesh socialiste. Gjate vizites se tij ne zonat e prekura nga permbytjet, Rama u takua dhe bashkebisedoi edhe me banoret e tyre, te cilet shprehen shqetesimin per situaten e krijuar. Rama shoqerohej nga deputetet Pandeli Majkon, Fatmir Toci, Besnik Baraj, Piro Lutaj, Agim Leka, Tom Doshi, Ilir Beqja e Astrit Beci etj. Gjate bisedimeve me kryetarin e opozites Edi Rama, disa banore te zonave te prekura nga permbytjet, u ankuan se ekzekutivi nuk i ka dhene deri me sot asnje gje. Banoret u ankuan se nuk kane gjetur as ushqim dhe as uje te pijshem ne strehimin ku jane akomoduar deri ne zgjidhjen e kesaj krize. Pra nuk kane pasur as kushtet minimale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›