Aksi i Veriut dhe Treni Elektrik
Gripi shpendëve i afrohet Tiranës
Identifikimi i Virusit H5N1 në zonën e Helmës Peze pas një rasti të zbuluar në sarandë tregoi edhe një herë që shqipëria është po aq e prkshme nga ky virus sa edhe vendet e tjera. Në fillim Dashamir Xhaxhiu , drejtori i IkV deklaroi se analizat e ardhura nga Anglia tregojnë që virusi i zbuluar ne Helmës eshte i grupit H5 por akona nuk dihet nëse është H5N1. në kët moment filloi shqetësimi se kemi të bëjmë me një vatër në afërsi të kryeqyetit. Ndërsa për një ditë me pas Ministri i Bujqësisë Jemin Gjana dha shembullin e politikanit transparent duke thënë se Virusi H5N1 është zbuluar në Pezë. Në këtë mënyrë filloi aksioni i asgjesimit të të gjitha shpendëve në fshat.
General Elektric kërcënon qeverinë shqiptare
Në një letër të dërguar qeverisë shqiptare general elektric kërkon që të rishikohet kontrata e firmosur me qeverinë e mëparshme në lidhje me projektin e trenit elektrik. Drejtuesit e kompanisë amerikane kërcënojnë se në rast se nuk u jepet një projekt tjetër i këtyre përmasave ata do ta cojnë cështjen në gjyq dhe do të kërkojnë dëmshpërblim. Nga ana tjetër Ministri i Punëve poblike dhe transportit Lulëzim Basha ka pranuar praninë e kësaj letre duke thënë se qeveria shqiptare fton kompaninë General Elektric që të investojë në shqipëri. Ai deklaroi sot per mediat se kompania General Electrik, eshte e mirepritur në projektet e Qeverise Shqiptare, për të investuar në sektorë sipas planeve dhe kontratave të përbashketa me interes të dy anshme. ës
Rruga Durrës Kukës “Morinë investimi më i madh strategjik 400 milionë dollarë duhen për të përfunduar aksin rrugor që lidh portin e Durrësit me Kosovën. Kjo shifër është bërë publike gjatë konfërencës së donatorëve të transportit zhvilluar në Tiranë. Qeveria shqiptare synon mbulimin e plotë me finacime të këtij aksi strategjik. Për të treguar seriozitetin e tij Ekzekutivi shqiptar ka vendosur të të finacojë Pjesën Kalimash-kukës-Morinë. Ku segment do ti kushtojë 62 milionë dolarë. Ndërsa pjësa më e vështirë nga pikpamja teknike është Milot “Rrëshen-Kalimash. Shqipatrët paguan për vite me rradhë të ashtuqujaturën taksa "Majko" por sic duket papërgjegjshmëria e qeveritarëve shqiptarë bëri që ato Para të mos shkojnë për të ndërtuar një nga investimet më strategjikë për kombin shqiptar. Më shumë sesa të mirat ekonomike që do të sjellë kjo rrugë vlerësohet shumë për rolin që do luajë në afrimin e shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit. Sigurisht që premtimi i bërë gjatqë zgjedhjeve elektorale nga Kryeministri Berisha , e ve këtë qeveri para një përgjegjësie shumë të madhe që pa dyshim do të vlerësohet në zgjedhjet e ardhshme nga elektorati shqiptar.