E Hënë, 2 Nëntor 2026

7 vjet nga "Dita e Shpresës"

Në një nga faqet kosovare në internet shkruhej THANK YOU NATO. Duket se edhe pas një periudhe të gjatë kosovarët e kanë të freskta në memorien e tyre natën e 24 marsit 1999.Perëndimi , kishte një borxh ndaj popullit ta Kosovës. Në njollë e madhe ekzistonte në ndërgjegjen e politikanëve perëndimorë. Srebrenica ishte një dështim I gjithë organizmave të ngritura me qëllimin e vetëm për të siguruar paqen në botë. Në Kosovën e atyre viteve gjërat po shkonin drejt një Srebrenice të dytë. Për këtë arsye kancelaritë Europiane u zgjuan nga gjumi I indiferencës dhe mbështetjes qorrazi të tezave serbe. Pamjet e televizoneve të njohura ndërkombëtare që trasmetonin direkt nga pikatë kufitare tmerrin e popullatës së shpërngulutr ishin dëshmi e gjallë e tragjedisë së një kombi. Dikush në fund të shekullit të xx kishte vendiosur të shfaroste një popull të tërë. Sot gjërat janë në një pozicion të ri. Kosova po shkon cdo ditë e më tepër drejt një pavarësie të meritiuar. Si për cudi Organizata e Atlantikut Verior nuk shihet më si një shpëtimtare por si një partnere në rrugën e integrimit. Bisedimet rreth statusit të kosovës janë një shans I mirë për për popullin e saj për tu treguar ndërkombëtarëve se nuk gabuan kur hodhën bombat e para mbi trupat serbe dhe I hapën rrugën e lirisë një populli që e kishte kërëkuar atë për afër një shekull. ëshët domethënëse fakti që kjo ditë në kosovë përkujtohet si "Dita e Shpresë". Përveç Beogradit të gjithë shpresojnë se shpresa për një atë ardhme të lirë do të jetë promotori I zhvillimit të shtetit të ri kosovar.

Ceku Siguron Ndërkombëtarët për seriozitetin e qeverisë së tij

Pas 7 vjetësh politika kosovare duket më e pjekur, më e angazhuar. Gjatë kësaj kohe Kosova ka ndërruar katër qeveri. Dhe padyshim qeveria e re e sapo formuar erdhi më nje frymë ndryshe duke premtuar se do të punojë më shumë për të realizuar atë që Kosovarët kanë ëndërrur prej Kohësh. Kryeministri i ri Agim Ceku realizojë këtë javë në Europë udhëtimin e tij të parë jashtë kosovës si kryeministër për tu prezantuar me faktorin ndërkombëtar që është i lidhur drejtpërdrejt me çështjen Kosovare. Udhëtimi I tij nisi me Vjenën ku u takua me të ngarkuarin kryesor për te drejtuar bisedimet për statusin e Kosovës Marti Ahtisari si dhe me zëvendësin e tij Albert Rohan. Biseda e tyre u përqendrua kryesisht në zhvillimet e raundit të dytë të bisedimeve si dhe takimi I tretë mes Prishtinës dhe Beogradit që mendohet të mbahet në datën 3 Prill. Pas këtij takimi kreu I Qeverisë Kosovare u nis për Bruksel ku u takua me shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Havier Solana. Shefi I diplomacisë evropiane kërkoi më shumë Punë në qeveria si dhe integrimin e pakicës Serbe në shoqëri dhe në qeverisje. Më pas Kryeministri Ceku u takua me Komisionerin për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Olli Rehn. Ceku zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer. Ashtu siç pohoi edhe Ceku në Bruksel shkoi me axhendë evropiane për të dëshmuar se kosovarët nuk kanë axhendë tjetër. Pas statusit vendi i Kosovës është në BE dhe në NATO. Ndërkombëtarët i premtuan mbështetje kreut të ri të Ekzekutivit Kosovar. Në kuadër të kësaj ishte dhe vendimi i për injorimin dhe anullimin e urdhërarrestit ndaj tij nga ana e Interpolit.

Maqedonia peng i emrit të saj

Përcaktimi I emrit zyrtar vazhdon të ngelet pengesa kryesore për inetgrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike. Mosmarrëveshjet që ekzistojnë midis Shkupit dhe Athinës zyrtare lidhur e këtë çështje kanë qënë në qendër te vëmëndjes te diplomacisë Amerikane. Edhe pse SHBA ka njohur Maqedoninë me emrin e saj zyrtar, ndihmës-sekretari për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit, Daniel Frid i kujtoi zyrtarëve maqedonas se zgjidhja e kësaj çështjeje me Greqinë do ishte një hap i rëndësishem drejt integrimit në BE dhe NATO

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›