E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, shpërthim në një treg, 10 të plagosur

Të paktën 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të gazit në një treg në Turqi.
 

Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i provincës Diharbakir.
 

Mediat rajonale raportojnë se shpërthimi ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në një godinë aty pranë.
 

Ndërkaq, policia lokale raporton se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.
 

Për ngjarjen ka nisur një hetim i plotë nga forcat e policisë.
 

Një ngjarje e ngjashme u shënua edhe disa ditë më parë në një fabrikë ku u shënuan të paktën 17 të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›