E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident automobilistik ne Lushnje

Rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” ka humbur jetën një 22 vjeçar si pasojë e një aksidenti autombolistik. Saktësisht aksidenti ka ndodhur 100m para se të futesh në autostradën Lushnje-Fier. Viktima, Sidi Kapaj, 22 vjeç nga fshati Krutje e Sipërme ka qenë duke udhëtuar me një mjet motoçiklete tip “Jamaha”. Ai është përplasur me një mjet tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi, Faruk Huqaj, 55 vjeç. Sipas informacioneve të policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia  tej normave të lejuara të viktimës, duke humbur drejtimin e motorit. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se  22 vjeçari ishte duke shkuar në punë dhe për të arritur në kohe ka nxituar duke u përplasur me një mjet tjetër, si pasojë ka humbur edhe jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›