E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zona e ish-bllokut dhe rruga Komuna e Parisit nen mbikeqyrjen e policise

Zona e ish-bllokut dhe rruga “Komuna e Parisit” me lokalet e saj janë kthyer në vendin e argëtimeve jo vetëm për qytetarët e Tiranës, por edhe nga të rinjtë që vijnë nga rrethet për t’u argëtuar në kryeqytet. Një zonë ku lëvizjet, aktiviteti dhe argëtimet nuk pushojnë në 24 orët e ditë-natës.

Komisariati numër 2 i Policisë së Tiranës monitoron këto zona me 6 patrulla nga 12 që ka gjithsej. Monitorimi koordinohet mes patrullave me makinë, atyre në këmbë dhe agjentëve civilë të krimeve.

Vetëm nga patrullat për muajt janar dhe shkurt kanë realizuar 32 kapje në flagrancë, si dhe kanë arrestuar 8 persona në kërkim.

Verifikimi i grupeve apo personave të dyshuar kryhet në terren dhe kur ka dyshime të arsyeshme dërgohen për verifikime të mëtejshme në komisariat.

Për qytetarët shefi i komisariatit numër 2 të policisë, Erzen Breçani u bën thirrje që të njoftojnë në numrin pa pagesë 129 sa herë që shikojnë ndonjë konflikt apo krim pasi kjo ndikon në reagimin më të shpejtë të policisë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›