E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt ndeshjes se yjeve

Nuk mund të nisë kaq shpejt një ndeshje e pritur kaq gjatë. Kjo sepse vetë pritja për diçka të bukur që duhet të ndodhë, është gjithashtu e bukur. Ndaj edhe në Orlando, Ndeshja e Yjeve e NBA-t amerikan ka një parathënie në formën e garave të ndryshme që kërkojnë një fitues.
Xheremi Evans u bë fitues i garës për zhytjen e topit në kosh, ku nuk munguan skenat nga më të habitshme dhe me më shumë fantazi. Evans i Jutah Xhazit realizoi me dy topa të marrë nga një ndihmës i ulur në karrike, po ashtu   Ai fitoi konkurrencën me Badinger të Hjustonit, Xhorxh të Indianës dhe Uilliams të Minesotës, ndërsa mor pjesë në garë si zëvendësues i Shampertit të Nju Jorkut. Evans mori 29 për qind të 3 milionë votuesve. “Fuqia e dashurisë”, ose në anglisht, “The Power of Love”. Këtë lojë fjalësh zgjodhi faqja zyrtare e NBA-t amerikane për të komentuar fitoren e arritur nga Kevin Lov në garën e gjuajtjeve të 3 pikëve. Lojtarit të Minesotës iu deshën 2 kohë shtesë për të triumfuar ndaj Rajan Andersonit, Xhejms Xhonsit, Entoni Morrout dhe Kevin Durantit. Anderson ishte edhe beniamini i tifozëve në pallatin e sportit në Orlando. Ndeshja mes Perëndimit dhe Lindjes luhet sonte duke u gdhirë e hënë, pikërisht në Orlando dhe në fushë do të jenë yjet e mëdhenj Brajant apo Durant për Perëndimin dhe Xhejms, Uejd, Hauard apo Entoni për Lindjen. Në 2010, ishin mbi 108 mijë shikues në Arlington të Teksasit për këtë superndeshje, pasi u luajt në stadiumin e Kaubojsëve, ndërsa këtë herë do të jenë më pak se 20 000. Konferenca Lindore kryeson duke arritur 36 fitore ndaj 24 të Perëndimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›