E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier shperthen tubacioni i gazit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier në lagjen “Sheq i madh” në vendin e quajtur Metalli. Një 22 vjeçar humbi jetën pranë një pusete të tubacionit kryesor të gazit që kalon në këtë zonë . Policia e Fierit konfirmon se Jaso Plepi, 22 vjeç ka vdekur si pasojë e shpërthimit të gazit të lëngshëm teksa dyshohet se ka qenë duke prerë tubot e gazit . Në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit mbërriti edhe 53 vjeçari Vasillaq Profka, i cili ishte bashkë me 22 vjeçarin pranë tubove të gazit. Shkak i vdekjes së 22 vjeçarit mendohet të ketë qenë asfiksia pasi i ndodhur brenda pusetës ka thithur gazin e lëngshëm. Ekspertët thanë se 22 vjeçari ka humbur vetëdijen fillimisht e më pas ka vdekur nga asfiksia. Të dy janë gjetur nga banorët e zonës ndërsa janë dërguar në spital por ka qenë vonë për jetën e 22 vjeçarit Plepi. Ndërsa 53 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore në spitalin e  Fierit. Parapraksiht thuhet se ai kishte shkuar së bashku me 22 vjeçarin për të  marrë pjesë nga tubacioni e për ta shitur më pas për skrap. Viktima dhe 53 vjeçari Profka nuk janë punonjës të sektorit të naftës. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes kjo pjesë e tubacionit të gazit Divjakë -Fier ishte e mbyllur prej disa javësh për shkak të një devijimi që pritet t’i bëhet këtij tubacioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›