Indeksi, Shqipëria,e 79-ta në botë per paqe dhe qetësi
Indeksi i paqes botërore e rendit Shqipërinë si vendin e 79 në botë për sa i përket paqes dhe qetësisë ndër 140 vende në mbarë botën. Shqipëria ka më shumë paqe dhe qetësi sesa SHBA-ja, e cila renditet në vendin e 97. Para Shqipërisë në vendin e 78-të qëndron Bolivia dhe pas saj në vendin e 80-të është Peruja.
Indeksi i paqes botërore GPI, përllogaritet dhe grumbullohet nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike. Këtë vit, vendin e parë e mban Islanda, ndërsa në vendin e fundit qëndron Iraku.
Mbi Shqipërinë renditet në pozicione më të mira Rumania në vendin e 24 dhe Greqia e 54-ta.
Përllogaritjet janë bërë për 140 vende dhe indeksi është bazuar në 24 indikatorë cilësorë dhe sasiorë duke kombinuar faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Indikatorët janë bazuar nga niveli i shpenzimeve që një vend bën për ushtrinë e deri tek marrëdhëniet me vendet fqinj, si edhe respektimi i të drejtave të njeriut.