Deputeti i PD, Bedri Hoxha, viziton minatorët e Bulqizës
TIRANË- Bedri Hoxha, deputeti i Partisë Demokratike, i vlerëson të drejta kërkesat e minatorëve duke u pozicionuar në krahun e tyre.
Deputeti i Partisë Demokratike vizitoi sot minatorët e Bulqizës, të cilët ndodhen në grevë urie prej gati 3-javësh. Ai, pasi pa nga afër gjendjen e minatorëve të “ngujuar” në nivelin e 14-të të minierës, deklaroi se gjendja shëndetësore e grevistëve është tepër kritike dhe për t`u shqetësuar.
Deputeti demokrat u shpreh pro kërkesave të minatorëve. "Në seancën e ardhshme parlamentare do të ngre zërin ndaj kësaj problematike, pasi kërkesat e minatorëve janë plotësisht të drejta dhe të realizueshme", theksoi Hoxha në prononcimin e tij.
(m.a/ata/BalkanWb)