E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident hekurudhor në Golem, plagoset një 53-vjeçare

Shtetasja 53 vjeçe është përplasur nga një tren mallrash i linjës Durrës-Elbasan ndërkohë që po tentonte të kalonte shinat. Makinisti nuk ka mundur dot të shmangte aksidentin, ku për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë 53-vjeçarja.

Viktima është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjekët deklarojnë se gjendja e saj vazhdon të jetë kritike, si pasojë e dëmtimeve të marra në trup.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, dhe ka bërë paraprakisht shoqërimin e makinistit deri në zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›