E Diel, 1 Nëntor 2026

E harron tetë orë në veturë, vdes fëmija 2-vjeçar

Një histori tragjike e ka tronditur Italinë. Babai e ka harruar fëmijën në veturë për më shumë se 8 orë fëmijën e tij vetëm dy vjeçar, i cili ka ndërruar jetë për shkak të nxehtësisë dhe mungesës së oksigjenit.

I ati i dy vjetarit, Luca Albanese, nga Piacenza, ishte nisur të çonte vogëlushin në çerdhe dhe nuk dihet se në çfarë rrethanash e ka harruar atë në veturë, të cilën e ka parkuar në një ambient me diell, kurse vetë ka shkuar në punë.

Në orën 17 00 të pasdites është mësuar tragjedia për këtë familje, kur gjyshi i të voglit kishte shkuar ta merrte nga çerdhja dhe aty i thanë se nipi i tij i vogël nuk kishte mbërritur fare në çerdhe, transmeton portali zhurnal.

Mjekët konstatuan vdekjen për shkak të nxehtësisë dhe mungesës së oksigjenit. Prindërit e vogëlushit janë që të dy në spital në gjendje shoku, pas kësaj ngjarje që ka tronditur jo vetëm ata por të gjithë qytetarët italianë, ndërsa babai i dy vjeçarit është tashmë edhe nën akuzë për vdekjen e djalit të tij./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›