E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Bulevard, 3 të rinj vdesin, 4 plagosen

KOMENTET |

KODI EMBED |

VIDEO TE TJERA |

FORMAT KINEMA

[ kodi embed per kete video ]

TIRANË - Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit kur dy makina janë karomboluar duke shkaktuar vdekjen e 3 shtetasve dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 04.00 pranë urës së madhe të Lanës (nga krahu i piramidës). Makinat udhëtonin me shpejtësi tejet të madhe dhe dyshohet se drejtuesit e tyre kishin konsumuar alkool.

Policia që shkoi menjëherë në vendngjarje dhe transportoi të aksidentuarit në Spitalin Ushtarak ka bërë të ditur se nga ky aksident tragjik humbën jetën këta shtetas: Kliton Milo, 27 vjeç, Genti Shehu, 37 vjeç, si dhe një vajzë e cila ende nuk është identifikuar.

Ndërkohë janë plagosur Blerta Mekshi 23 vjeç (rëndë për jetën), Arben Alla, 36 vjeç, Fatmir Leka 20 vjeç dhe Aldi Ishmaku po 20 vjeç.

Makinat që u përfshinë në aksident ishin një BMW me targa të huaja si dhe një Land Rover me targa Tirane. Në vendin e ngjarjes shihen qartë gjurmët e aksidentit të rëndë. Makinat janë shkatërruar totalisht ndërkohë janë shtrembëruar dhe rrëzuar dy shtylla ndriçimi anës rrugës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›