Aksident i rende ne Zvicer
Ditë zie e momente vajtimi po përjeton Belgjika nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Zvicër. 28 perosna mes të cilëve 22 fëmijë kanë humbur jetën ndërsa autobusi me të cilin ata udhëtonin është përplasur në muret e një tuneli në kantonin Ëallis, në kufi mes Zvicrës dhe Italisë. Autobusi me 52 pasagjerë në bord po kthehej në Belgjikë pas disa ditësh turizmi dimëror.
Ndërkohë 24 fëmijë të tjerë, të gjithë rreth 12 vjeç kanë mbetur të plagosur nga aksidenti pasi autobusi që po udhëtonte në drejtim të Sionit u përplas me murin e një tuneli për shkaqe që nuk dihen ende.
Pak orë nga aksidenti tragjik në Zvicër, kryeministri belg, Elio Di Rupo ka shprehur ngushëllimet për aksidentin e tmerrshëm. “Është një ditë tragjike për të gjithë Belgjikën”, ka thënë ai.
Mjeti mbante fëmijë nga dy shkolla të Lommel dhe Heverle, të cilët po ktheheshin në shtëpi pas disa ditë pushimesh të kaluara në Val d’Anniviers.
Edhe shoferi ka gjetur vdekjen në aksident, ndërsa të plagosurit janë shtruar në spitalin e Valais.
Gjatë një konference për gazetarët, komandanti i policisë së Valaisit, tha se tragjedia ishte e “paprecedent” dhe nga ajo janë traumatizuar edhe ekipet sezonale të shpëtimit.
Po ashtu familja mbretërore ka shprehur me anë të një deklarate ngushëllimet për tragjedinë e rëndë.