E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kofi Anan largohet nga Damasku

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, është larguar nga Damasku, pa e siguruar kështu një marrëveshje për ndaljen e dhunës në Siri. Pas bisedimeve dy ditore presidenti sirian, Bashar Al-Assad ka hedhur poshtë propozimet e Anan të cilat kishin të bënin me ndaljen e dhunës në Siri, dhunë e cila që prej marsit të vitit të kaluar ka shkaktuar mijëra të vdekur.
I dërguari i OKB-së Kofi Anan ka bërë të ditur për mediat se në bisedimet me presidentin, Bashar Al-Asad ka paraqitur propozime konkrete, propozime të cilat janë hedhur poshtë duke mohuar kështu plotësisht dialogun politik.
Pas takimit me presidentin sirian, Anan ka deklaruar se " vrasja dhe dhuna në Siri  duhet të ndalet menjëherë, pasi  populli sirian ka vuajtur shumë. Ata meritojnë diçka më të mirë", ka përfunduar fjalën e tij, Kofi Anan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›