Santorum fiton zgjedhjet ne Alabama e Misisipi

Rick Santorum ka fituar zgjedhjet paraprake reublikane në Alabama dhe Misisipi, duke mundur rivalin e tij kryesor, Mitt Romney. Ish-senatori, Rick Santorum ka fituar zgjedhjet paraprake republikane në këto dy shtete jugore amerikane, duke marrë në shtetin e Alabamas më shumë se 35% të votave, i cili ndiqej nga Neët Ginrich dhe në vendin e trëtë Mitt Romney. Ish-senatori amerikan nga Pensilvania u tha mbështetësve se fushata e tij ishte “rreth njerëzve të zakonshëm që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme” dhe se me ndihmën e tyre ai po sfidonte shanset. Gara mes tre republikanëve ishte shumë e ngushtë pasi Romni spostohet duke u mundur nga Ginrich. Me 96 për qind të votave të numëruara në zgjedhjet e Misisipit, Santorum ka fituar 33 për qind, Gingriç 31 ndërsa Romni 30 për qind. Ndërkaq në Alabama raportohet se Santorum ka fituar rreth 35 për qind të votave, i pasuar nga Gingriçi me 30 për qind dhe Romni me 28 për qind.
Gara e republikanëve do të nxjerrë kandidatin e kësaj partie, që do të sfidojë presidentin aktual Barak Obama në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Gara e republikanëve do të nxjerrë kandidatin e kësaj partie, që do të sfidojë presidentin aktual Barak Obama në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.