E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmedinexhad para parlamentit

Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad është shfaqur në parlament për t’iu përgjigjur pyetjeve të ministrave.
Ahmedinexhad i është dashur një orë kohë t’i përgjigjet listës së gjatë të pyetjeve që kishin të bënin me vendimet rreth politikave të tij të jashtme e të brendshme.
Ai ka përsëritur se ka qenë në linjë me ligjin për çdo vendim që ka marrë  dhe ka mohuar se ka sfiduar autoritetin suprem të liderit, Ayatollah Ali Khamenei.
Është hera e parë që prej revolucionit islamik të 1979 që parlamenti iranian fton Presidentin.
Në fillim të këtij muaji, kandidatët konservative që mbështetën Ajatollah Khamenei dolën me rezultate të mira në zgjedhjet parlamentare.
Në seancën speciale të së mërkurës që u transmetua “live” në radion shtetërore, ministri konservativ, Ali Motaharo i renditi 10 pyetje presidentit.
“Për mua, ata që kanë hartuar këto pyetje, janë ata që kanë marrë një diplomë duke shtypur thjesht një buton”, citohet të ketë thënë Ahmedinexhad.
Megjithëse pyetjet kryesore u fokusuan mbi ekonominë, disa prej tyre u përqendruan tek çarja në marrëdhëniet mes Ahmedinexhad dhe Ajatollah Khamenei.
Ahmedinexhad po ashtu u pyet edhe lidhur me dështimin mbi papunësinë, lufta ndaj rritjes së çmimeve të naftës dhe ushqimeve.
Fjalët e fundit të Presidentit shkaktuan mjaft zhurmë në sallë. 
“Nuk ishte një kuiz i vështirë për mua”, ka thënë ai sipas “Associated Press”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›