Obama-Cameron ne ndeshje basketbolli

Presidenti amerikan, Barak Obama ka ftuar kryeministrin britanik, David Cameron në një ndeshje basketbolli në një prej sporteve të tij më të preferuara. Dy liderët e kaluan ditën e parë të vizitës 3 ditore të Cameron në SHBA duke parë hapjen e turneut Madnees në Dayton të Ohajos. Gara vuri përballë skuadra nga universitete nga SHBA.
Dy liderët te veshur “causual” për mbrëmjen sportive, u duartrokitën nga të pranishmit ndërsa zunë vendet në sallën sportive në rreshtat e parë. Ndërsa zhvillohej ndeshja kamera fokusonte shpesh Obamën dhe Cameron, të cilët komentonin me njëri-tjetrin ndeshjen.
Në pushim të ndeshjes, Obama dhe Cameron hynë në fushë për një intervistë më gjyqtarin.
Cameron tha se shikon shumë veçori të ngjashme me futbollin, por sipas tij, basketbolli është shumë më i shpejtë.
Tifozët e shumtë përveç se panë ndeshjen u bënë fotografi edhe dy liderëve, presidentit Obama dhe kryeministrit Cameron.