E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Noti shqiptar, katër sportistë në Botëror

Kampionati Botëror i Sporteve Ujore, që nis më 14 korrik në Fukuoka të Japonisë, është një ndër ekskluzivitetet e Radio Televizionit Shqiptar. Shqipëria do të përfaqësohet me katër notarë, të cilët janë Zhuljan Lavdaniti, Mark Ducaj, Vivian Xhemollari dhe Katie Rok. Trajneri i tyre është Eduard Cane.

Ducaj do të konkurrojë në 200 metra dhe 400 metra stil i lirë. Zhuljan Lavdaniti në 100 metra shpinë dhe 200 metra katërnotim. Katie Rok në 100 dhe 200 metra stil i lirë, kurse Vivian Xhemollari 200 metra shpinë dhe 400 metra katërnotim. Ky botëror dhe Botërori në Doha më 2024-ën janë të vlefshëm për të marrë ftesën për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Për notarët, të cilët kanë marrë pjesë me ftesë në dy Olimpiada radhazi, do të duhet të marrin pjesë në gara të tjera për të arritur normën e kualifikimit për në “Paris 2024”. Rasti vlen për Nikol Merizajn, apo notarë të tjerë, ndërsa katërshja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Botërorin e Japonisë shpreson në përmirësimin e rezultateve të tyre. I gjithë aktiviteti përfundon më 30 korrik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›