Aksident i rëndë rrugor
Pjesë të ndryshme të trupave të njerëzve ishin të shpërndarë në rrugë, asfalti ishte i mbushur plot gjak. Një polic, në vendngjarje shkruan proçesverbalin: “Krah gruaje afër rrotës së makinës. Këmbë burri afër kroskotit të makinës. Kokë fëmije afër difer... jo... diferut... jo diferucer... po, si dreqin shkruhet jo fjalë...?” I jep një shkelm kokës.
“... kokë fëmije në mes të rrugës”
***
Një polic po shkonte të blinte një picë për ta marrë me vete. “T’jua pres në katër apo në tetë pjesë?” – e pyet shitësi i picave.
“Më mirë në katër”, - i përgjigjet polici, pasi ishte menduar pak, “s’besoj se mund ti ha të teta pjesët”.
***
- Përse e pi rakinë me sytë mbyllur?
- Sepse doktori më ka thënë që të mos shoh kurrë më me sy një shishe!
***
Babai:
- Berta ke ende kohë të martohesh. Le të gjejmë një djalë më të mençur...
Mamaja:
- Nuk shoh ndonjë arsye serioze në këtë mes. Ja, unë, nuk e prita një rast të tillë...
***
- Oh i dashur! – i drejtohet gruaja të shoqit që sapo u kthehet nga puna. – Duhet të jesh i lumtur. Sot djali ynë për herë të parë tha “babi”!
- Ashtu? E ku ndodhi kjo?
- Në kopshtin zoologjik, para kafazit të... gorillës!...
***
Një tip i cili gjithmonë është i dehur, i thotë një mikut të vet që e qorton:
- Po çfarë ke? Unë pi vetëm dy herë në ditë.
- Dy herë në ditë? – i thotë tjetri i habitur.
- Po, gjatë ushqimit dhe pas ushqimit.
***
- Artan, pse i ndez cigaret njëra pas tjetrës kur nuk ke para të blesh?
- Oh, po kështu kursej shkrepset.
***
Një ditë njëri e pyeti shokun e tij në konfidencë:
- A të ndihmon gruaja për të pastruar rrobat?
- Ajo, - u përgjigj shoku – më ndihmon për të pastruar xhepat.
***
Gruaja i telefonoi burrit nga shtrati i vdekjes duke i thënë:
- Të kam tradhtuar pesë vjet radhazi! Gëlltite dhe këtë që të vuash më shumë.
- Për këtë të helmova dhe unë, - iu përgjigj i shoqi duke e injoruar këtë njoftim që gruaja e tij e mori me vete në varr.
***
Një çift anglez, një çift francez dhe një çift shqiptar po darkojnë bashkë.
Në një moment të darkës francezi i thotë gruas:
- Ma kalo pak sheqerin, O sheqer!
Pas pak edhe anglezi i drejtohet gruas:
- Ma kalo pak mjaltin, O mjaltë!
Aty, shqiptari, për të mos mbetur pas, i thotë gruas:
- Ma kalo pak mishin e viçit, O lopë!...