NATO do të shpejtojë proçeset e futjes në aleancë!
International Herald Tribune
Kur kanë mbetur vetëm katër muaj nga takimi i liderëve të NATO-s në Letoni, i pari i dy vitete të fundit, përfaqësues të katër kandidatët ambiciozë të aleancës ushtarake u takuan të shqetësuar për shpejtimin e proçesit të pranimit të tyre, por gjithashtu duke arsyetur dyshimet e rritjes rreth dëshirës së aleancës për t`u zgjeruar.
Kroacia, Maqedonia, Shqipëria dhe Gjeorgjia shpresojnë që të marrin një strukturë të qartë dhe një kohë të mundëshme në Nëntor të këtij viti gjatë samitit të liderve të NATOs. Takimi i tyre këtu, organizuar nga qeveria Kroate, solli përfaqësues të katër shteteve si dhe zyrtarë të lartë nga SHBA, Evropa dhe NATO. Kroacia është favorite për të fituar antarsimin në 2008. Por megjithatë, zyrtarë të NATOs, thonë se të gjithë aplikantët do të gjykohen me meritat e tyre. Amerika mbështet Ukrainën dhe vçanërisht Gjeorgjinë, dy shtete të ish-Bashkimit Sovjetik të cilëve antarsimi në NATO kundërshtohet hapur nga Rusia, kjo çështje ka shqetësuar disa shtete të Evropës dhe Kanadasë, të cilët dyshojnë në kapacitetin e aleancës për të amartizuar shtetet në Ballkan, dhe të lërë vetëm dhe larg Kaukazin. Dedati brenda aleancës, thonë zyrtarë të lartë amerikanë, është i ndikuar edhe nga Bashkimi Evropian. që i është larguar imagjinata për zgjerim, e cila kuptohet tek jopopullimi i votuesve Evropianë.
" Mendoj se lodhja e zgjerimit që ka dëmtuar Bashkimin Evropian, ka bërë që të vrapojnë drejt NATOs"thotë Dan Fried, këshilltar i departamentit të shtetit për çështjet Evropiane, i cili ndoqi konferencën.
Presidenti i Gjorgjisë, Mikheil Sakashvilli, i cili shpreson të jetë plotësuar kërkesa për Planin e Veprimeve të Antarsimit, një hap fillestar drejt NATOs, në samitin në Riga, – tha që NATO duhet të qartësojë rolin e saj në këtë botë që po ndryshon shumë shpejt. " Ne s`kemi një perspektivë të qartë nga shtet e Evropës Perëndimore"tha ai. "Ne kemi nevojë për një vision, për të mbijetuar me këto strategji sfiduese"tha Sakashvilli. "Çdokush thotë po, por që është çështje kohe"– vazhdoi ai.
Vitin e ardhshëm, Rumania dhe Bullgaria janë duke u bashkuar me BE, ku shumica e shteteve antare, 21 prej të cilëve janë edhe antarë të NATOs, besojnë se zgjerimi i aleancës ushtarake në të njëjtën kohë sjellë punë shtesë.
Kështu që, Kroacia, Maqedonia dhe Shqipëria kanë shpresuar që në samitin e këtij viti të marrin një ftesë për t`iu bashkuar NATOs. Por sekretari i përgjithshëm i NATOs, Jaap De Hoop Scheffer, konfirmoi në fillim të këtij muaji se kjo gjë nuk do të ndodhte deri në 2008-ën.
Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë më 1990 dhe sulmeve terroriste në SHBA më 2001, NATO duket se do të trasformojë veten e saj nga një Bllok i Luftës së Ftohtë në një aleancë elastike, e aftë për të shpërndarë reparte në një kohë të shkurtër kur ka nevojë. Trajtimet e terrorizmit dhe shtetet dështuese kanë parë shpërndarjen e aleancës në Ballkan gjatë 10-vjçarit të fundit, që tani supozohet të kenë një rol në rritje në Afganistan. Por delegatët thanë se shumë shtete Evropiane – vçanërisht Gjermania, dhe Franca por edhe Kanadaja ngurrojnë të shohin kufijtë e aleancën të zgjerohen kaq shumë. Shqetësimet përfshijnë negociatat për anëtarsim të Gjeorgjisë, një shtet të cilët kufijtë janë akoma të diskutueshme dhe ku fqinjët e saj Azerbaxhani dhe Ermenia janë akoma zyrtarisht në luftë. Bert Koenders, antar i Parlamentit Gjerman dhe zëvendës president i asamblesë parlamentare të NATOs, thotë se disa shtete të NATOs mendojnë se SHBA po mundohet të zgjerojë aleancat lindore shumë shpejt, për interes të politikave të tyre të jashtme. "Mund të udhëheqë në sensin që kjo është programi i tyre, duke fshirë koaliconin e gatshëm, dhe duke përmbushur programin e SHBA-së"tha ai. Por Kolinda Grabar Kitaroviç, Ministre e Jashtme e Kroacisë, shqetësohet me vonesën e krijuar. "Ne e kuptojmë debatin"thotë ajo "por nuk duam të jemi viktimë e diskutimeve .”
Përgatiti Gentian Çekrezi