Oligopoli i medias shqiptare dhe tabutë si mburojë
Ne kete bote fantazme te imazhit ku jetojme çdo gje ka aq rendesi sa pasqyrohet nga media, asnje gram me teper. Nese ministria hitleriane e propogandes i hodhi hi syve popullit gjerman per shume vjet, nje tabllo aspak e ndryshme na shfaqet sot,ne boten moderne te globalizuar,ku teorikisht çdo lajm apo informacion eshte vetem nje klikim larg. Manipulimi i turmave dhe lançimi i tabuve pas te cilave mund te dukesh i paprekshem perben sot profesionin me fitimprures dhe me te sigurte ne bote. Gebelsi do t`i kishte zili mjeshtrat e sotem, te cilet kane nderthurur aq bukur show-n politik me ate ekonomik, fushaten promovuese ose denigruese politike me mesazhet promocionale, misionerizmin fetar me patriotizmin e semure. Llogjika e turmes ne fakt eshte pre mjaft i lehte,per ta shtene ne dore mjafton taktika me e vjeter ne bote. Formulo aksioma, lancoji si teorema tabu te pakontestueshme, fshihu pas tyre dhe persekuto cdo individ qe bie ndesh me to! Ne Shqiperine postkomuniste mediat kane nje histori te hershme. Gazetat e para u hodhen ne shtyp pothuajse njekohesisht me partite e para opozitare. RD, Republika, Alternativa SD ishin emrat e para, te cilat u krijuan si organe shtypi zyrtar te partive politike. Se bashku me ZP ato u bene tribuna propogandistike te paradeklaruara te interesave politike perkatese. Me evoluimin e shoqerise dhe tejngopjen e fuqise lexuese me lajme partiake, nje horizont i ri u shfaq perpara atyre qe vendosen te investonin ne media. Keshtu biznesmene me lidhje tejet te forta politike kuptuan qe ky ishte shansi i tyre i arte per te shtene ne dore ndergjegjen e ardhshme te turmes. Ndoshta nen shembullin e Berlusconit asokohe peshq modestisht te vegjel ndermoren iniciativen qe do te rezultonte shume e rendesishme per jeten sociale shqiptare.
Dhe ja sot kemi Kokedhimen, Lesin, Iksin, Ypsilonin te ulur ne Olimpin e shtypit shqiptar. Interesat nderthuren, konfliktet lindin,
konsumohen dhe fashiten,nderkohe qe propozohen amendamente, shkembehen sharje,akuza dhe ``analiza`` ne gazetat perkatese. Lufta per territor mediatik behet njekohesisht lufte ekonomike dhe politike, saqe shumekush fillon te mendoje qe qe e gjithe kjo eshte vetem nje mjet per te fituar me shume. Nuk mund te pretendosh paanesi nga nje organ i medias. Sado i sinqerte te jete misioni per te kontribuar per shtypin e pavarur, cdo nderrmarrje behet nga nje grup njerezisht me nje perkatesi te caktuar politike, ekonomike, shoqerore, fetare, keshtu qe te pretendosh nje qendrim te barazlarguar per cdo teme mbetet vetem nje utopi e pamundur. New York Times permendet per afersine e saj me lobin hebre te SHBA-se, Le Monde njihet si sipermarrje masone, Mediaset dihet boterisht qe eshte prone e nje njeriu te caktuar. Dhe ketu nuk ka asgje per t`u kritikuar, perderisa mediat respektive vendosin si principin kryesor te tyre parimin profesional te gazetarise dhe jo instrumentalizimin ne dobi te grupit qe perfaqesojne. A mund te thuhet e njejta gje per gazetat shqiptare? Per fat te keq absolutisht jo. Fatkeqesisht nese psh Lesi ka nje konflikt me partine A, e gjithe media qe ai zoteron do te hidhet ne sulm per te demaskuar armikun, nderkohe qe me mbarimin e konfliktit dhe pajtimin e gjakrave e njejta media lepin ate qe peshtyu duke zgjedhur menjehere nje armik te ri. Jo pak here lajmi qe godet ose kompromenton padronin dhe interesat e tij censurohet ose peson deformimin e rradhes. Ne rastet me flagrante organi i caktuar i shtypit shnderrohet ne nje megafon nga i cili Zeusi trumbeton idete dhe boten e tij kuptimore. Dhe ne vazhdojme te shohim lajme te kronikes ku gazetari vesh dhe petkun e gjyqtarit duke nxjerre perfundime, vazhdojme te pertypim analiza te perseritura qe i meshojne vetem nje kahu te diskutimit. Nese padrinoja mendon se jane myslimanet qe na pengojne te hyjme ne Europe menjehere organi i caktuar i shtypit nis punen, botohen ``analiza``, diskutohet identiteti, germohen nga historia shembuj qe mund te mbeshtesin sadopak tezën, demaskohen figura( bile dhe sportive), thjesht per te permbushur misionin. Ne te njejten llogjike e thene vulgarisht,nese bosi e ka shok kryetarin e federates se futbollit atehere menjehere çarku leviz dhe skenari realizohet, gazeta nis te binde edhe konservatorin me orthodoks qe ministria eshte shkaktari i gjithe strumbullarit.
Nese ne aksin rrugor Tirane-Vore makina godet nje ka, fare mire ne Gazeten Iks lajmin mund ta gjesh nen titrat ``Qeveria eshte pergjegjese per sigurine e kafsheve``, ndersa tek Ypsiloni titulli mund te jete `` Fondamentalistet sabotuan kaun e nje qytetari``. Kuptohet ka dhe gazeta qe mund te shkojne nje hap me tej;``Qe te mos ndodhin aksidente lidhini kafshet me litaret e firmes 2M``. Titulli te ben te kuptosh fare mire se me ç`sy e ka trajtuar gazetari lajmin,ç`nuance i ka dhene, ke ka fajesuar dhe per cfare ka aluduar. Dhe te mendosh qe aludimi eshte rreptesisht i ndaluar ne manualin e gazetarise profesioniste. Ne logon e Gazetes Start ze vend nje thenie shume e rendesishme e Millerit; ``Nje gazete e mire eshte komunikimi i nje kombi me vetveten``. Kombi yne eshte akoma duke folur me vete, pa gjetur dot bashkebiseduesin e vertete qe mund te pasqyroje vlerat e tij si nje pasqyre e perpikte, pa deformime. Shoqeria jone vazhdon te manipulohet nga mediat e saj dhe te ngope urine informative me meny te gatuara ne kuzhina te dyshimta.
Megjithate i qendroj mendimit tim qe qytetari shqiptar eshte mjaft i mprehte. Ai eshte koshient per lojen qe i servir gazeta e tij e perditshme, prandaj eshte mesuar te dalloje lajmin e shendoshe nga farsa e dezinformimit. Nese spektrit te mediave do t`i shtohej nje ndermarrje serioze e bazuar ne parimet baze te gazetarise dhe ndershmerise profesionale shume shpejt shume gjera mund te ndryshojne per mire dhe shume tabu mund te thyhen. Atehere ndoshta edhe une do te filloj te lexoj me endje median e vendit tim.