Speciale - Tragjedia Çame: Genocid, Spastrim Etnik, Shkelje, Luftë fetare...
Çështja çame lindi si problem i mbrehtë në marrëdhëniet midis dy vendeve,Shqipërisë dhe Greqisë,qysh në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe u përligj mbas vendimeve të Konferencës se Ambasadorëve në Londër më 1913,ku Çamëria dhe viset e tjera të Shqipërisë iu shkëputën me pa të drejtë,duke i kënaqur me aneksimin e tyre,shtetet fqinje.
Që nga viti 1913 Çamëria konsiderohet nga ne,tokë e pushtuar me dhunë nga Greqia.
Çështja Çame është një tragjedi kombëtare jo vetëm në njerëz por edhe në territore. Marrja e Krahinës së Çamërisë kësaj barriere për Greqinë i hapi dyert pretendimeve absurde të shovinizmit grek për të marrë hapësira të tjera shqiptare.
Tragjedia Çame një padrejtësi që kërkon zgjidhje
Në skajin më Jugor të Shqipërisë së sotme fillon krahina shqiptare e Çamërisë ose siç quhet sot nga administrata greke Thesproti.
Ajo përbën pjesën më jugore të trevave etnike të Epirit të Jugut të banuara prej shqiptarëve që nga antikiteti (nga kohërat Pollazgo-Ilire) e deri më sot.
Një popull e një vazhdimësi territori etnik. Këtë e dëshmojnë autorët e lashtësisë greke dhe gjithashtu Enciklopedia e madhe greke si dhe shumë autoritete shkencore botërore. Këtë e vërteton prezenca e gjallë,faktori njeri,shqiptar ne gjuhë,kulturë dhe tradita.
Popullsia e Çamërisë ka qenë homogjene shqiptare 99% në qytetet, 100% në fshatra. Historikisht përkatësia fetare e krahinës së Çamërisë,ka kaluar në një proces të gjatë ndryshimesh të diktuara nga rrethana të caktuara historike. Nga paganizmi,në lashtësi,në katolicizëm në shekujt e parë pas erës së re deri në shekullin trembëdhjetë-katërmbëdhjetë. Prezencën e besimit katolik në Çamëri e dëshmojnë emrat e shqiptarëve në ato kohë,sidomos e princave të saj si Pjeter Losha,Gjin Bue Shpata,etj,(prania në masë e emrave Gjin,Gjon,Mark,Lek,Pal etj..).Në këto periudha (shekulli 13-14) si rezultat i dyndjeve bizantine në krahinën e Epirit (invazionet greko-serbe),kjo krahinë kaloi në ortodoksizëm. Deri në fillim të shekullit 18,popullsia e kësaj krahine ishte e besimit ortodoks. Mbas kësaj periudhe fillon procesi i islamizmit në mes të shqiptarëve. Si rezultat i këtij procesi sipas të dhënave statistikore të administratës turke,50% e popullsisë shqiptare u kthyen në besimin islam dhe 50% ruajtën besimin ortodoks. Rreth këtyre shifrave në dëm të etnisë shqiptare është spekuluar deri më sot. Regjistrimi i vitit 1910 i administratës së Turqve të rinj dëshmon se në këtë krahinë jetojnë 83.898 shqiptarë mysliman dhe ortodoks. Ndërsa Vjetari statistikor i qeverisë greke i vitit 1936 shënon se në Çamëri banojnë vetëm 26.000 shqiptarë duke mos përmendur shqiptarët ortodoksë të cilët qeveria greke i konsideron si grekë.
Si rezultat i spastrimit etnik (gjenocidit) që u bë në 1944-1945 në krahinën e Çamërisë u dëbuan me dhunë 30.000 shqiptarë mysliman të cilët gjetën strehë në Republikën e Shqipërisë ku jetojnë edhe sot. Kjo popullatë sot kap shifrën mbi 150,000 vet,shifrën e cila shpjegohet me natalitetin e lartë të kësaj popullate mbas gjenocidit.
Ndërkohë që në Çamëri-Thesproti (Greqi) Komuniteti autokton i shqiptarëve të besimit ortodoks kap shifrën 250-300,000. Ky komunitet sot nuk guxon të vet deklaroj identitetin e vet si rezultat i politikes mohuese e asimiluese që ndjekin qarqet qeveritare greke ndaj prezencës së etnive në territorin grek.Dëshmi e pakontestueshme për prezencën e shqiptarëve ortodoks sot në Çamëri (Greqi)është edhe gjaku e lidhjet e hershme fisnore që kanë me ta Çamët mysliman,sa do të përpiqen e ta mohojnë këtë prezencë qarqet greke.
Me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 kjo Krahinë ju shkëput trungut amë dhe ju aneksua shtetit Grek. Me gjithë rezistencën dhe kundërshtit e veta historike,popullata autoktone e Çamërisë,ju nënshtrua fatit tragjik të saj,duke e konsideruar si minoritet etnik shqiptar nën Greqi.Fati i minoritetit shqiptar të Çamërisë përbën një tragjedi kombëtare shqiptare jo vetëm në territore,por edhe në njerëz.
Politika dhe qëndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik
shqiptar në Çamëri
Mbas aneksimit të Çamërisë më 1913 deri më sot popullsia e saj gjatë tërë viteve nën shtetin Grek nuk ka gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e kombëtare që i takon.
Qarqet zyrtare greke mbështetur në Konceptin absurd të mohimit të ekzistencës së grupeve etnike në territorin e saj,kanë ndjekur një politikë shoviniste të drejtuar në dy drejtime.
1. Ndaj shqiptarëve të besimit ortodoks,politikën e asimilimit,duke i privuar nga çdo e drejtë etnie,kulture,apo gjuhësore,duke i konsideruar grek,pra ngatërronin me qëllim fenë dhe kombësinë,veprim që e bëjnë edhe sot ndaj shqiptarëve duke pretenduar se të gjithë ortodoksët janë grek.
2. Ndaj shqiptarëve të besimit islam aplikuan politikën e gjenocidit dhe shfarosjen duke mohuar gjithashtu etninë. Në shumë raste me qëllim i kanë konsideruar turko-çam dhe jo shqiptaro-çame.
Kjo tragjedi e projektuar afro një shekulli më parë,nga Greqia ju arrit qëllimit në fund të Luftës së Dytë Botërore më 1944-1945 kur banda kriminale të Gjeneralit famëkeq Napolon Zerva realizuan pastrimin etnik të shqiptarëve mysliman të Çamërisë.
Gjenocidi (Spastrimi etnik)i vazhdueshëm i shqiptarëve në Çamëri
Për të realizuar synimet e veta grabitqare qarqet zyrtare greke asnjëherë nuk e rrespektuan popullatën shqiptare të Çamërisë duke u treguar mosmirënjohëse ndaj ndihmesës së vyer historike,qe ky popull dhe kjo krahinë kanë dhënë historikisht në shekuj për popullin grek.
1. Fill mbas aneksimit ajo ka nënshtruar me dhunë popullatën e pafajshme shqiptare,duke vrarë me pabesi 72 burra nga paria e kësaj krahine më 1913 në vendin e quajtur Selan Paramithia (Ajdonat),të cilët kishin shkuar për bisedime me palën greke,si dhe dhjetëra e dhjetëra njerëzve të tjerë të pafajshëm.
Për të ndalur persekutimet e qeverisë greke kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë,më 8 qershor 1913,patriotët çam kanë protestuar pranë qarqeve Evropiane.
2. Ajo që tmerroi çamët si veprim vdekjeprurës për Çamërinë ishin përpjekjet satanike të qeverisë greke më 1923-1924 për t'u përfshirë edhe çamët myslimanë midis Turqve myslimanë që banonin në Greqi,të cilët sipas marrëveshjes së Lozanes,Janar 1923,midis Turqisë dhe Greqisë,do të shkëmbeheshin me Grekët e Anadollit.
Qeveria greke duke e shkelur në mënyrë flagrante këtë marrëveshje nuk ju përmbajt deklaratës të përfaqësuesit të saj në Lozan Kalamanos,më 19 janar 1923 ku deklaroj se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend ti fuste në shkëmbim "myslimanët me origjinë shqiptare”,për të cilët ai vetë kishte propozuar se "banojnë me një krahinë të përcaktuat fare e qartë – Epirin”dhe se”ndërsa janë bashkë fetarë me Turqit,nuk janë aspak bashkatdhetarë të tyre”.
Komisioni greko-turk ( në mars 1924),vendosi që kundrejt popullsisë shqiptare të Çamërisë,një realitet etnik dhe historik që njihej edhe nga pala greke,të mos zbatoheshin kurfarë procedurash apo formalitetesh në kuadrin e shkëmbimit të popullsisë greko-turke.
Në kundërshtim me realitetin historik dhe marrëveshjeve të arritura,qarqet zyrtare greke e detyruan me forcë këmbimin (si skllevërit zezak në mesjetë) të çamëve që arrijnë disa dhjetëra mijëra vetë,duke realizuar në atë kohë një pjesë të planit të harruar për një spastrim etnik të "minoritetit”etnik autokton në trojet e veta.
3. Me ardhjen në fuqi të qeverisë fashiste të Joani Metaksanit më 1936,gjendja e popullsisë shqiptare të Çamërisë u rëndua më shumë.
Kjo qeveri zbatoi një politik diskriminimi të paparë. Vazhdoi kolonizimi me grekë me qëllim ndryshimin e raporteve të popullsisë. Ndërrimi i emrave shqip të vendbanimeve të shqiptarëve me emrat grek.
Aplikoi një gjenocid të vërtetë,arrestime,internime,konfiskime të pasurisë.Ky program thellohej hap pas hapi duke e bërë jetën e shqiptarëve të padurueshme.
4. Gjendja në Çamëri u bë më e turbullt dhe më e rëndë sidomos në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në prag të pushtimit të Greqisë nga Italia fashiste,Qeveria Greke bëri mobilizimin e përgjithshëm të popullatës për luftë. Shqiptarët e Çamërisë si nënshtrues të këtij shteti i kërkuan qeverisë së atëhershme greke që t'i mobilizonte edhe ata nën armë për ta luftuar armikun e përbashkët.
E "prekur"thellë nga ky gjest liridashës i çamëve,qeveria greke i falënderoi ata dhe i mobilizoi,por në vend të armëve u dhanë kazma e lopata duke i çuar në prapavijë për të bërë punime të dorës së dytë.
Qeveria Greke me këtë veprim mosbesimi të demonstruar hapur e fyen rëndë gatishmërinë e çamëve dhe i distancoi prej saj me qëllim të paramenduar,për të akuzuar më vonë çamët myslimanë si bashkëpunëtorë me pushtuesin.
5. Me pushtimin e Greqisë nga Italia autoritetet greke nga frika dhe për çka kishin bërë ndaj popullatës të pambrojtur çame,urdhëruan internimin me forcë të meshkujve nga 14 vjç e lartë në kampet e përqendrimit në ishujt e detit Egje,Hio,Medilin,Korinthe,etj.
Gjatë rrugës për në internim qarqet zyrtare greke përpunuan psikozën se ata ishin robër lufte që u kishin vrarë djemtë popullit grek,duke nxitur urrejtjen dhe njëkohësisht për të maskuar të vërtetën,si të pafajshëm të marrë me forcë nga shtëpitë e tyre dhe jo nga fronti i luftës.
Gjatë internimit në kampe të tipit Mathuazen,çamët u keqtrajtuan deri në një zhdukje fizike gradualet të tyre.
Ndërkohë në Krahinën e Çamërisë kishin mbetur gra,pleq e fëmijë të pambrojtur duke u bërë pre e vrasjeve,grabitjeve,përdhunimeve nga bandat kriminale greke.
Kur u kthyen nga internimi çamët me shpirtin e tyre të durueshëm për të mos acaruar e thelluar mynxyrën që po ju kanosej nuk ndërmorën asnjë veprim të hakmarrjes por filluan vetëmbrojtjen e tyre duke zgjedhur rrugën e pajtimit. Këtë e dëshmojnë vetë historianët grekë serioz e të ndershëm,dhe qytetarët e tjerë të kësaj krahine.
Gjenocidi i pashembullt dhe zhbim i shqiptarëve etnik (mysliman)
nga vendbanimet e tyre historike
Më 27 qershor të vitit 1944 në krahinën e Çamërisë,ndaj popullatës shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit që çoj në spastrim etnik të kësaj popullate martire.
Bandat kriminale të shovinizmit grek derdhen mbi këtë krahinë mizorit më të pashembullta të njerëzimit.
Barbarizmat që ndodhën në kurrizin e kësaj popullate të pafajshme kalojnë çdo cak njerëzor. Vrasje,përdhunime,groposje për së gjalli. Prerje të organeve të ndryshme trupore,hundë,vesh,etj. Gra me gjinjtë të prera e të masakruara,fëmijë të djegur në furrë,gra shtatzëna me barkë të çarë.
Në qytetin e Paramithisë ditën e martë të 27 Qershorit 1944 që është dita e"Shën Bartolomeut”për gjithë Çamërinë brenda 24 orëve u vranë mbi 600 burra,gra e fëmijë.
Në Filat gjatë periudhës qershor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vranë 1286 persona.
Në Gumenicë u vranë 192.
Në Margelliq e Pargë 626 persona,etj.
Ka me qindra të tjerë të paidentifikuar e të zhdukur pa lënë gjurmë.
Janë grabitur të gjitha llojet e orendive shtëpiake në masë ( fshatrat e Çamërisë kanë qenë të përmendura për pajisjet e shtëpive)etj.
U shkatërruan 68 fshatra;
U dogjën dhe u rrënuan 5800 shtëpi;
U shkatërruan të gjitha objektet e kultit si dhe u grabitën pasurit,prona të këtyre kulteve (mbi 80 xhami).
Kjo është pasqyra e barbarizmave shoviniste greke.
PASQYRË MASAKRASH GRABITJESH DHE DHUNIMESH
TË KRYERA NGA SHOVINISTËT GREKË TEK POPULLSIA SHQIPTARE E ÇAMËRISË GJATË VITEVE 1944-1945
Banorë të masakruar G r a
________________________________________________________________
Të moshuar Gra Fëmijë nën 3 vjçe të dhunuara të grabitura
e të rinj
________________________________________________________________
2900 214 96 32 745 76
________________________________________________________________
GRABITJE PASURIE
________________________________________________________________
Vaj ulliri Drithëra kafshë pune Bagëti
__________________________________________________________________
00/kg Kv 00/kg të imta të trasha
__________________________________________________________________
84752 67434 4453 46 435 5 137
__________________________________________________________________
Terrori ishte i përmasave të tilla deri sa detyrohej popullsia shqiptare myslimane të braktisë për shkak të dhunës,trojet e të parëve të tyre mijëvjçare duke gjetur strehë në Republikën e Shqipërisë mbas marsit të vitit 1945.
Mbi përmasat e kësaj tragjedie dhe qëllimin e saj e dëshmojnë qartë në mënyrë të pakundërshtueshme edhe misionet anglo-amerikane që vepronin në kët kohë në Greqi dhe në Shqipëri.
Përpjekjet për të ndërkombëtarizuar çështjen Çame
Mbas dëbimit të dhunshëm,emigrantët çamë që rezultonin me nënshtetësi greke e nën kombësi shqiptare,u organizuan në Shqipëri menjëherë gjatë vitit 1945 dhe nën drejtimin e Komitetit Antifashist Çam sensibilizuan organizmat e ndryshme ndërkombëtare si dhe shtetin amë lidhur me tragjedinë e tyre dhe kërkesat e tyre të ligjshme.
Qeveria e re shqiptare,e pas luftës iu drejtua konferencës së Paqes në Paris dhe Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Fuqive Aleate jo vetëm duke përkrahur gjendjen rrëqethëse të çamëve,por edhe duke kërkuar riatdhesimin e ri pronësimin e tyre. Kjo ishte e drejta e tyre e ligjshme që mbrohej edhe nga vendimet e atëhershme ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare.
Tabloja e mjerimit të çamëve dhe kërkesat e tyre u parashtruan edhe në Konferencën e Parisit (1946) prej Ministrit të Jashtëm Shqiptar.
Megjithatë,përpjekjet më të mëdha për ta ndërkombëtarizuar problemin dhe për ta tërhequr përkrahjen e fuqive Aleate i bëri Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar Çam,si përfaqësuesi më i drejtpërdrejtë i popullatës çame.
Janë të shumta Memorandumet dhe telegramet e protestës,që u ka dërguar Fuqive Aleate dhe forumeve përkatëse si Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Londër e New-Jork,Kryesisë së Ministrave të Jashtëm Aleate në Londër e Moskë,Konferencës së San Franciskos,Qeverisë së Anglisë,Amerikës,Bashkimit Sovjetik,Dhomës së Deputetëve në Uashington,Londër e Moskë,Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut ,etj.
Këto mbeten kërkesa dhe protesta pa përkrahje e pa përgjigje. Përgjigje dhe përkrahje nuk i dhanë as përfaqësuesit e misionit angleze,amerikane,ruse dhe jugosllave që morën pjesë në Kongresin e Dytë Çam që u mbajt në Vlorë (Shqipëri më 1945) dhe që e panë me sy Katastrofën e kësaj popullate.
Në vitin 1946-1947 Komisioni Ndërkombëtar Hetimor i OKB-së gjatë verifikimit të kësaj tragjedie në të dyja anët e kufirit shtetëror konkludoi me fakte dhe dëshmi të gjalla mbi përmasat dhe realitetin e masakrave dhe të kësaj tragjedie të dhimbshme.
Mbas kësaj,vetë Forumi Ndërkombëtar i UNRRA-së duke e kategorizuar popullatën çame të dëbuar si emigrante,dhe një ndihme ekonomike mbi 1.2 milion dollarë USA dhe ndihma të tjera materiale për mijëra refugjatë të pa bukë dhe të pastrehë çam.
Ndërkohë që çamët shpresonin për një zgjidhje të drejtave legjitime,përpjekjet e tyre u pasuan me një heshtje të pa tolerueshme.
Kjo periudhë ( 1947-1990)është një nga aktet më të rënda të kësaj tragjedie. Një heshtje e tillë me shkaqe dhe pasoja të thella ende është enigmë.
Qëndrimi zyrtar grek mbas dëbimit të myslimanëve nga
Çamëria
1. Ndaluan me dhunë çdo përpjekje për ta ruajtur identitetin e origjinës së popullatës shqiptare të besimit ortodoks të cilët banojnë sot e kësaj dite në Çamëri (Thesproti).Ndalohej përdorimi i gjuhës amtare shqipe të flitet në mjediset urbane dhe një sërë masash të tjerat asimiluese me qëllim që të humbasin vetëdijen e origjinës së tyre kombëtare.
Si rezultat i kësaj politike asimiluese shtypëse e diskriminimi ,popullsia shqiptare e besimit ortodoks nuk guxon sot të vetë deklarohet në Çamëri.
2. Mbas vitit 1945 filloi edhe aksioni për ndryshimin e strukturave demografike të Çamërisë,kolonizimi me grek,arumun,rom,etj. i vendbanimeve të çamëve të përndjekur. Qëllimi që krahina e Çamërisë të ndryshoj fizionominë,por edhe për faktin tjetër se qarqet zyrtare greke nuk kishin besim që kjo krahinë të mbetej nën duart e çamëve ortodoks.
3. Pronat dhe pasuritë e çamëve të dëbuar pjesën më të madhe të tyre qeveria greke ua ka dhënë në përdorim këtyre kolonëve por pa të drejtë tapie.
4. Qeveria e sotme greke ndjek një politikë diskriminimi ndaj çamëve në Shqipëri duke i penguar për ti parë vatrat e tyre .
Ajo i frikohet të vërtetës ,ringjalljes tradicionale të vëllamërisë,midis çamëve ortodoks dhe myslimanë.
5. Ndryshoi përfundimisht toponomastikën shqipe me grekë në vendbanimet e shqiptarëve në Çamëri.
Demokratizimi në Shqipëri dhe trajtimi i problemit
Si rezultat i pluralizmit në Shqipëri,në janar 1991 u krijua Shoqëria Politike Atdhetare "Çamëria”si vazhduese e përpjekjeve dhe aspiratave të popullatës martire të Çamërisë.
Problemi i Çamërisë është në programin e shumicës së partive politike në Shqipëri të cilat po bëjnë përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi në përputhje me frymën e standardet e dokumenteve ndërkombëtare të OKB-së,KSBE-së,e Këshillit të Evropës mbi të drejtat e njeriut.
Qeveria greke dhe personalitetet e larta të saj deri tani kanë mbajtur një qëndrim mohues.
Sipas qëndrimit zyrtar grek,çamët myslimanë nuk do të lejohen të kthehen në Greqi,”sepse kanë bashkëpunuar me okupatorët italo-gjermanë në Luftën e Dytë Botërore dhe si të tillë ata janë kriminel Lufte dhe janë dënuar sipas ligjeve greke”.(K.Micotaqis,Tiranë,maj 1992). Kjo është një "hipotezë"sa e pa vërtetë aq edhe e falsifikuar.
Të konsiderohesh çamët "kriminel”në një kohë kur ata kanë derdhur gjakun,bashkë me grekët,për çlirimin e përbashkët,është krim i inskenuar politiko-diplomatik.
Çamët nuk kanë bashkëpunuar me okupatorët të çfarëdolloj
qofshin por janë viktima të tyre.
Në qoftë se në Çamëri ka pasur disa dhjetëra "Kolaboracionalistë"(fenomen që është vërtetuar për të gjitha shtetet që janë pushtuar nga nazifashizmi,gjatë Luftës së Dytë Botërore)në Greqi si të tillë kanë qenë 30.000 veta me gjeneral Ralisin në Krye.
Askush ata sot nuk i akuzon në Greqi,përkundrazi janë rehabilituar me amnistinë e përgjithshme që ka bërë ky shtet.
Është fakt historik se çamët janë rreshtuar ndër të parët në rezistencën greke kundër pushtuesit të përbashkët (në radhët e ELAS-it dhe EAM-it).
Ekzistojnë dokumente e dëshmi të pakundërshtueshme mbi të vërtetën e tragjedisë çame.
Ekzistojnë dokumente të RAJH-ut gjerman që dëshmojnë se Napolon Zerva një nga përgjegjësit kryesore të gjenocidit ndaj çamëve ka qenë bashkëpunëtor i Gestapos Gjermane.
Nuk mund të fajësohet një popullatë prej 30.000 vetë sepse ,sipas gjyqeve speciale politike të inskenuara e në mungesë të çamëve të dëbuar se janë dënuar sipas ligjeve greke 1930 vetë.
Ky qëndrim zyrtar grek nuk është aspak në nderin e Qeverisë "Demokratike"Greke,e cila ka firmosur të gjitha konventat ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe nuk e akuzojnë sot si fajtore për këto tragjedi,por nuk është aspak humane që të bëhesh bashkëfajtor me autorët e një tragjedie nga më të rëndat e pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë duke përdorur akuza falëse e të fshehësh qëllimin e vërtetë. Kjo tragjedi për sa kohë do të qëndroj pezull ajo edhe më shumë do të rëndoj ndërgjegjen e popullit grek.
Problem që pret zgjidhje.
Popullsia shqiptare e martirizuar e Çamërisë sot në Evropën e dimensionit humane kërkon përpara të gjitha forumeve ndërkombëtare. Përpara të gjitha qarqeve shtetërore,politike-diplomatike Evropiane. ShBA-së e më gjerë, i drejtohet Qeverisë dhe Popullit Grek për përkrahje dhe zgjidhjen e drejtë të kërkesave të saja legjitime e njerëzore:
1. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Demokratike si anëtare e Komunitetit Evropian,anëtare e 12-shes Evropiane,si shtet që ka firmosur të gjitha Aktet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe respektimin e pakicave kombëtare,të njohin të drejtat tona të mohuara.
2. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Greke të pranojnë realitetin historik të "Çështjes Çame”.
3. Të njihen të drejtat juridike e civile të çamëve të dëbuar më 1944-1945 nga vatrat e tyre autoktone,të drejtën mbi pasuritë dhe pronat e ligjshme të tyre.
4. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Greke të lejoj dhe mundësoje Qarkullimin e lirë të kësaj popullate për të parë vatrat e të parëve.
M E M O R A N D U M
I KOMITETIT ANTIFASHIST TË EMIGRANTËVE ÇAMË
NË SHQIPËRI
KOMISIONIT HETIMOR TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT
TË U.N.O.-S
RRETH TRAJTIMIT DHE MASAKRAVE NË MINORITETIN
SHQIPTAR ÇAM NË GREQI
Ne Komitetin Antifashist i Emigrantëve Çamër në Shqipëri,me besim në parimet demokratike dhe humanitare të U.N.O.-s, n'emër të emigrantëve Çamër në Shqipëri, parashtrojmë para Komisionit hetimor,të drejtat tona të humbura,shtypjet, persekutimet dhe masakrat që kryen fashistët Grekë për të shfarosur Minoritetin Shqiptar në Greqi.
Në vazhdim të protestave dhe kërkesave tona drejtuar Aleatëve të Mëdhenj dhe Kombeve të Bashkuara,ne kërkojmë drejtësi për sa parashtrojmë:
Klika shoviniste dhe reaksionare Greke, prej 32 vjetëve me radhë duke shkelur brutalisht çdo parim njerëzor, dhe duke mos përfillur as pak traktet Ndërkombëtare,kanë përdorur kundër minoritetit Shqiptar në Greqi një politikë çfarosjeje.
Qysh me okupacionin Grek në Çamëri më 23 shkurt 1913,banda e Deli Janaqit shtytur dhe e përkrahur nga autoritetet e vendit, masakroj pa më të voglën arsye,72 burra të krahinës Paramithisë në pruan e Selanit,Këto masakra qenë fillimi i çfarosjes së minoritetit Shqiptar dhe zbulojnë orientimin që mori politika Greke kundrejt popullatës sonë.
Ndjekjet,persekutimet,burgimet,internimet,torturat,plaçkitjet dhe grabitjet, në pretekstin e çarmatimit gjatë vjetëve 1914-1921,veprimtaria tororiste e komitaxhinjve,provokacioni i 1921-së i Gjen Baras,të gjitha këto e tregojnë realitetin e mjerimeve në të cilat u vu popullata e jonë në kohën e pushtimit Grek.
Koska, Lopsi, Varfanji,Karbunari,Kardhiqi,Paramithia,Margëllëçi,Arpica,Grykohori,etj,. janë një pjesë e fshatrave që kanë paguar më shtrenjtë këtë terror.
Më 1922-1923,Qeveritarët e Greqisë vendosën të impononin shpërnguljen e elementit mysliman të Çamërisë në shkëmbim me Grekërit e Azisë së vogël duke na konsideruar si Turq.Ky akt i turpshëm i qeveritarëve t'Athinës u has në rezistencën tonë dhe në ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve e cila duke konstatuar nacionalitetin Shqiptar të popullatës sonë,hodhi poshtë vendimin e qeverisë Grek.
Por megjithatë ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve dhe të angazhimeve solemne të marra nga qeveria Greke në Lozanës 16 janar 1923, prapë njerëzit e Athinës vazhduan politikën e tyre të çfarrosjes.Ata përdorën çdo mjet për të vështirësuar qëndrimin në Çamëri të elementit Shqiptar,çpronsuan qindra familje në 6.000 ha. tokë pa më të voglin shpërblim si në Dushk,Gumenicë,Kardhiq,Karbunar,etj.
Qeverisja e Athinës instaloj emigrantët e Azisë së Vogël në Çamëri me qëllim që ta popullojë me Grekë dhe të krijojë mundësin e emigrimit të popullatës autoktone Shqiptare.
Familjet të tëra detyroheshin të braktisin vatanin për në Turqi, Shqipëri, Amerikë,e gjetkë dhe fshatra si Petrovci,Shëndëllinja u braktisën krejt nga banorët Shqiptarë.
Në këto rrethana ne nuk gëzuam asnjë të drejtë nacionale dhe na pengoheshin akoma edhe Gjuha amtare: në vend të zhvillimit të kulturës Nacionale dhe të përparimit, përkrahet fanatizmi dhe injoranca, në vend të shkollave hapeshin dhe subvencionoheshin klube fetare në gjuhën arabe.95 % të popullatës sonë qëndrojnë akoma analfabet.Krahina e Çamërisë,një vend i pasur dhe i begatshëm,kishte mbetur mbrapa,pa zhvillim ekonomik, pa komunikacion dhe në duart e fajdexhinjve, akaparatorëve: Koqoni,Pitulejt,Kufalla, Zhulla,Ringa, etj.,që varfëruan dhe skllavëruan gjithë vendin.
Në luftën kundër fashizmit dhe tamam në përfundim,të sajë, forcat reaksionare Monarko-Fashiste të Llakës së Sulit të krijuara nga reaksioni dhe në shërbim t'okupatorit, nën Komandën e Gjeneral Napolon Zervës, sulmuan dhe masakruan pa-besisht banorët Shqiptarë myslimanë të Çamërisë.
Në këtë kohë kur trupat e L.A.S.-it dhe tonat impenjoheshin në luftime kundër Gjermanëve,komanda e E.O.E.A.,në kompromis me Gjermanët,operonte për të fituar pozita për luftën vlla- vrasëse; dhe kur forcat tonat besnike të frymës dhe të vendimeve të marrëveshjes së Kasertës (Sarafis- Zerva) Gusht 1924,zbatonin urdhrat e Komandës së përbashkët në–ndjekje të Gjermanëve,Gjen, Napolon Zerva, komandant i forcave të rezidencës n'Epir (E.L.A.S.-E.O.E.A.), urdhëronte njëkohësisht operacionet dhe masakrat në kurriz të popullatës të pafajshme të Çamërisë.
Masakrat në Çamëri janë një shkelje flagrante e parimeve njerëzore dhe nji mospërfillje e turpshme e parimeve dhe e karakterit të luftës antifashiste.Masakrat në Çamëri u kryen në saje të bashkëpunimit dhe marrëveshjeve me Gjermanët,të cilët në tërheqje u lanë vendin forcave Zerviste. Ja një fakt konkret i bashkëpunimit ndërmjet forcave Zerviste dhe të atyre Gjermane.”Komandanti Zervist Theodhor Vito, i forcave të krahinës së Filatit. Nji ditë para hyrjes së forcave Zerviste në Filat dhe pikërisht më 22 shtator 1944,në katundin Fanaromen,3 km, larg Filiatit, u takua me Komandantin e forcave Gjermane në tërheqje”. Mbas këtij takimi shohim që ende pa u larguar mirë forcat Gjermane nga Filati, forcat e Theodhor Vitos,hynë në Filat. Kështu një bashkëpunim i tillë u siguroj forcave Zerviste krahët duke u dhënë mundësi për të filluar terrorin dhe masakrat në një stil të gjerë në të gjitha krahinat e Çamërisë.
Forcat e divizionit të X-të E.O.E.A. nën komandën e Kolonel Vasil Kamaras dhe pikërisht ato të regjimentit të XIV-të të këtij Divizioni të udhëhequr nga Kranja, me ndihmës Lefter Strugari,avokat Stavropullos, Ballumi,Zoto, kriminelët me damkë Pantazejt etj.,më 27 Qershor 1944 hynë në qytetin e Paramithisë.Në kundërshtim me premtimet e dhëna dhe marrëveshjes së bërë midis Myftiut Hasan Abdullaj nga një anë dhe Shapera me Dhespotin e Paramithisë nga ana tjetër si agjentë të Zervës,filluan masakrat më të poshtra. Burra, gra dhe fëmijë të pa mbrojtur qenë objektivi i Monarko-Fashistëve Grekë. Numri i të masakruarve në Qytetin e Paramithis dhe rrethe arrin në 600 veta.
Më 28 korrik 1944 forcat e regjimentit 40 nën Komandën e Agores hynë në Parg ku masakruan 52 burra, gra dhe fëmijë.
Forcat e E.O.E.A.,nën komandën e Theodhor Vitos,Ilia Kaço,Hristo Mavrudhi,Hristo Kaço,Hari Dhiamanti,etj.,mbasi rrethuan qytetin e Filiatit,më 23 Shtator 1944,ditën e Shtunë në mëngjes, hynë në qytet.Po në këtë ditë hynë edhe në Spatar,plaçkitën dhe grabitën të gjitha familjet dhe gjithë çka gjetën. Në mbrëmjen e natës 23 duke u gdhirë 24 Shtator 1944, hynë dhe forcat e komanduara nga Kranjaj,Strugari e të tjerë, me arritjen e këtyre forcave filluan menjëherë masakrat. 47 burra, gra dhe fëmijë u masakruan në Filat dhe 157 numërohen të masakruarit të vrarët dhe të humburit në Spatar,ku një pjesë e mirë e tyre ishin grumbulluar nga katundet të tjera. Të gjitha gratë e reja dhe vajzat u keqpërdorën dhe u çnderuan prej kriminelëve të Zervës.Pak ditë më vonë monarko-fashistët grumbulluan të gjithë burrat që kishin mbetur,dhe me vendimin e Gjyqit fallco:Koqinja Kryetar,Stavropullos Prokuror dhe katër anëtarë, 47 shqiptarë të pafajshëm u masakruan. Në Granicë të Filiatit janë mbuluar kufomat e 46 vetave dhe të therura me thika dhe 45 të tjerë në fushë të Filatit tek ara e Xhelo Metos.
Familje të tëra janë zhdukur me prindër,fëmijë dhe foshnjë në djep.Gratë dhe vajzat u çnderuan.Me qindra deklarata të tyre që shpëtuan përshkruajnë vrasjet dhe vuajtjet e pasosura,nga ata del çart kriminaliteti dhe qëllimi i veprimeve të monarkofashistëve në Çamëri.Ja disa shëmbëlle:
Sanije Bollati,në Paramithi është djegur me benzinë mbasi iu prenë sisët dhe iu nxjerrën sytë.
Ymer Muratin e vranë dhe e bënë copa-copa në Paramithi.
Në shtëpinë e Sulo Tarit ishin grumbulluar më se 40 gra dhe Çili Popova nga Popova i veshur ushtarak me një grup ushtarësh hyri brenda, murrën gratë dhe vajzat më të bukura dhe filluan t'i çnderonin në një dhomë tjetër. Ulurima e vajzave, të grave arrinin kulmin.Kjo poshtërsi vazhdoj gjithë natën.Seri Fejzo,Fizret Sulo Tare,etj,ishin objekt i këtyre poshtërsive.
Hilmi Beqirin nga Filati mbasi e plagosën para familjes së tij, e lanë dhe ikën.Familja për ta siguruar e strehon tek dentisti Mavrudhiu, ai e mban për disa orë,por më vonë lajmëron ta marrin,dhe e çojnë tek Stavro Muhaxhiri,kurse vetë largohet për tek Shuaip Metja ku ishin mbledhur shumë familje. Andartët informohen,e marrin,më parë i nxjerrin dhëmbët e floririt me darë dhe mbasandaj e vranë.
Malo Muhon plak 80 vjçar i sëmurë prej katër vjetësh vritet me sopat,para së shoqes. Trutë i kërcyen në prehër të së shoqes e cila pasi ia mblodhi e mbuloi me jorgan dhe iku.
Në Spatar Abdul Nurçe merret, çohet në Filat zbathur, zvarritet nëpër rrugë të qytetit,dhe më në fund vritet para shtëpisë së Nidh Tafeqit.
Familja e Lile Rustemit nga Shularshi e përbërë prej 16 vetash në shumicë fëmijë,zhduken krejtësisht pa shpëtuar as edhe një.
Xhelal Minit nga Paramithija ia prenë kokën me bajoneta mbi trupin e Myfti Hasan Abdullaut.
Sali Muhdinit,Abedin Bakos,Muhamet Pronjes dhe Malo Sejdiut ju prenë gjishtrit,hundët, gjuhën dhe këmbët ,dhe kur këta ulërinin nga dhimbjet e mëdha, andartët Zervist këndonin këngët e Komandantit të tyre dhe gëzoheshin kur shikonin këto tmerre. Më në fund i vranë në çengelat e kasapëve.
Eshtref - Himi qytetar nga Paramithija, deklaron sa vijon për masakrat në Paramithi:
"Të martë më 27 Qershor 1944 n'ora 7 të mëngjesit hyjnë në Paramithi monarko-fashistat Grekë të Komanduar nga Kolonel Kamara, Major Krasnja,Kapiten avokat Kristo Stavropulli,Kapiten avokat Lefter Strugari, N-Toger Nikolla Çenos,etj.,-Porsa hyjnë në qytet,u-dha urdhër që askush të mos lëvizte nga vendi sepse nderi,liria dhe pasuria nuk do të prekeshin n'asnjë mënyrë.Në mbas dreke filluan menjëherë arrestimet ndër gra, burra dhe çiliminj,kurse nga ana tjetër fillon vjedhja.Të gjithë burrat deri të nesërmen u vranë.
Pasi më mbajtën 4 ditë në burg ,më lanë të lirë për të varrosur të vrarët. Në vendin e quajtur "Kisha e Aj Jorgjit ",munda të njoh 5 nga personat e vrarë,të tjerët ishin bërë të panjohur për shkak të torturave të pësuara.Të pesë viktimat e njohura prej meje janë:Met Qere,Sami,Asim,Mahmut Kupi,Adem Beqiri e Haki Mile.Pas dy ditësh më shpien pas "Galatajt"në afërsi të shtëpisë së Dhimitër Nikollës, ku ishin vrarë 8 veta. Nuk munda t'i njoh pasi ishin bërë copa-copa. Ngado shiheshin kufoma njerëzish. E quajtura Sanije Bollati,pasi pësoj tortura të frikshme, e dogjën të gjallë me benzinë. Kjo tragjedi pati vend të mërkurën dhe të premten në mëngjes,trupi i saj u- transportua i mbuluar në një batanije nga e ëma e saj e dy bashkëqytetarët të cilët e vendosën në një qilar me urdhër të monarko-fashistëve që s'linin asnjë ta shikonin.Atje kjo grua e mjerë vdiq pas pesë ditësh dhe kufoma e sajë ishte plot me krimba.
Gjithçka deklaroi i kam parë me sytë e mij.Në fillim u fsheha për pesë ditë rresht në një tavan kur monarko-fashistët më arrestuan dhe më prezantuan para major Kranjajt i cili pas pyetjeve të shkurtra urdhëroi burgimin tim.Në burg gjeta 380 persona ndër të cilët gra dhe fëmijë.120 nga këta vdiqën urije.4 persona dhe unë qëndruam 15 ditë në burg dhe mandej na përrcuallën për në Prevezë prej kah shkuam në Janinë ku qëndruam 40 ditë.Atje pësuam tortura të pa-përshkruara.Pastaj me ardhjen në këtë qytet të trupave t'E.AM.-it ne u liruam.
Dervish Sulo nga katundi Spatar i Filiatit i përshkruan në këtë mënyrë në Spatar: "Në mëngjesin e një të Shtune të Shtatorit 1944 gjithë popullata u grumbullua përpara xhamisë së fshatit (Spatar),Ushtarët filluan grabitjet dhe çnderimet ndër gra, vajza e deri në plaka.Paçe Çulani, 50 vjçare,u-çnderua,u- grabit,iu prenë flokët mandej veshët dhe më në fund u vra në bahçen e saj, n'afërsi të grurit të Miços. Në shtëpinë tonë ishte instaluar familja e Sako Banushit nga Skopjona prej tetë vetash,gra,burra dhe fëmijë.Pasi u-çnderuan gratë të cilave i-u shpuan gjirët me thika,të gjithë u-masakruan...
Në shtëpi të Damin Muhametit u-vranë 5 gra dhe 3 fëmijë...Në shtëpi të Fetin Muhametit u torturua dhe mandej u çnderua Hane Isufi së bashku me një grua tjetër.Në shtëpinë e Dul Sherifit iu pre koka plakut 80 vjçar Sulejman Dhrimicës dhe së shoqes së tijë.Në shtëpinë të Mete Brahos u dogjën të gjallë 20 persona,gra,fëmijë dhe burra... Kije Nurqi ,76,vjçare,u ther me thikë... Në veshtin e Zulës dhe në kopshtin e Avdyl Nurçes pashë 30 persona të masakruar... Në shtëpinë e Haxhi Latifit u çnderuan vajzat e Haxhi Culanit kurse në banesën e Mejdi Metës u çnderua Hava Ajshe dhe Nazo Arapi mandej kjo e fundit u masakrua”.Viktimat dhe humbjet simbas statistikave të deritanishme gjatë masakrave të 1944 dhe 1945 në kuriz të minoritetit Shqiptar në Greqi,arrin numrin 2.877,të ndarë si vijon:Filati dhe rrethi 1286,Gumenicë dhe rrethe 192,Paramithi dhe rrethe 673 dhe Mërgëlliçi dhe Parga 620.
Ky qe fati i gjithë atyre që nuk mundën të largohen nga Çamëria me përjashtim të disa pak grave që janë sot dëshmitare të gjalla të kësaj masakre ngjethëse në Paramithi në Prag,Spatar, dhe Filat.Përmes gojës së tyre del qartë dhe lakuriq kriminaliteti i akteve barbare t'organizuara nga reaksioni monarko-fashist Grek në Çamëri.
Kjo kasaphane që u frymëzua prej ndjenjave më të ultë të urrejtjes shovene dhe fetare,përfundoj në shpërnguljen me forcë të afro 28.000 Çamëve që erdhën dhe u strehuan në Shqipëri me kandidat më të vajtueshme. 68 katunde me 5800 shtëpi u grabitën, u shkatërruan dhe u dogjën.
Nga llogaritja e dëmeve rezulton të kenë mbetur në Çamëri dhe grabitur nga forcat monarko-fashiste të Zervës 17.000 kokë bagëti të holla, 1200. të trasha,21.000 kv. bereqet dhe 80.000 kv. vaj, gjithashtu dhe produkti i vitit 1944-45 që arrin në 11.000.000 kg. bereqet dhe 3.000.000 kg.vaj.Gjatë emigracionit 110.000 kokë bagëti e hollë dhe 2.400 bagëti e trashë ngordhën dhe humbën.
Nga gjithë kjo del e qartë katastrofa e madhe ekonomike që pësoj popullata jonë duke mbetur nëpër rrugët e emigracionit vetëm me rrobat e trupit.Çamëria në luftën e madhe antifashiste kontribuoi materialisht dhe moralisht.Popullata e Çamërisë u hodh pa rezerva në një luftë totale kundër okupatorit dhe formoi batalionin e katërt të regj. XV-të të ELAS-it .Nga popullsia e vogël e Çamërisë dolën më tepër se 500 luftëtarë që luftuan vendosmërisht kundër okupatorëve nazifashistë dhe tradhtarëve ballistë dhe zervistë.
Gjaku i dëshmorëve Muharrem Myrtezajt,Ibrahim Hallumi,Hysen Vejseli etj.,që u derdh së bashku me atë të partizanëve grekë në Qafat e Qeramicës,dëshmojnë konkretisht këtë fakt;Në përfundim të luftës dhe në Çlirimin e vendit nga okupatori trupat e komanduara nga Gjenerali Napoleon Zervas operonin në krahinat dhe fshatrat tona jo si çlirimtarë, por si xhelat dhe armiq të betuar të elementit Shqiptar në Çamëri.
Në marrëveshjen e Casertas (Zarafi-Zervas) Gusht 1944,trupat e rezistencës viheshin në fronte të përbashkëta kundër Ushtrive naziste nën një komandë të përbashkët në zona të caktuara operative.Kjo marrëveshje u shkel në Çamëri.Trupat Zervista ranë në kompromis me Gjermanët dhe duke qëlluar forcat tona,penguan veprimtarinë e Batalionit IV-të Regj.XV-të në zonën e caktuar të Filatit.Operacionet dhe masakrat në krahinën e Filatit lidhen direkt me këtë situatë dha janë në kundërshtim të hapët me besimin dhe frymën e bashkëpunimit të vendosura në Caserta.Akoma dhe fshati i fundit i Çamërisë,Koska,një nga baza e organizimit të forcave të rezistencës së Frontit Nacional Çlirimtar në Çamëri,u shkatërrua dhe u doç si përfundim i aktit për shkatërrimin e Çamërisë.
Një komision i Këshillit Antifashist Çam u-dërgua më 30-X-1944 n'Athinë pranë qeverisë Greke të z. Papandreu me një votim proteste kundër masakrave në Çamëri duke kërkuar njëkohësisht frenimin e tyre.Qeveria e Papandreut nuk deshi të marrte asnjë masë dhe angazhim për sa i-u parashtrua.
Mbas operacioneve të Dhjetorit 1944, ma Çlirimin e Çamërisë nga okupatori zervist,një pjesë e popullatës sonë u riatdhesua përsëri dhe u vendos në krahinën e Filatit.Më 12 Mars 19445 forcat qeveritare të organizonit të Korfuzit duke e shkelur marrëveshjen e Varkizës Shkurt 1945 organizuan dhe kryen pabesisht masakrat e shëmtuara të Vanrës (Filatit) të cilat nxorën në shesh edhe një herë lakuriq qëndrimin dhe politikën e autoriteteve përgjegjës të qeverisë Greke në lidhje me çfarosjen e popullatës Shqiptare të Çamërisë.
Në mbështetje të kësaj situate të konstatuar,Misioni UNRRA-s në Shqipëri pati aprovimin nga qendra e Uashingtonit për akordonim në favor të emigrantëve 1.450.000 dollarë si ndihmë imediate ndaj gjendjes sonë të vështirë.
Edhe në këto kondita emigrantët Çamër vazhduan të kontribuojnë gjithnjë më tepër për Frontin.Në konferencën e Shalësit (Konispol) mbajtur në fund të Shtatorit 1944 zëri i Çamëve n'emigrim u ngrit më i fortë për bashkëpunim kundër okupatorit dhe padrejtësive të monarko fashistëve Grekë.
Më 23 Shtator 1945 në Kongresin e Vlorës delegatët Çamër që përfaqësonin të gjitha grupet e emigrantëve Çam në Shqipëri u shprehën kundër masakrave të monarko-fashistëve grekë të kryera mbi ' ta dhe kërkuan me anë memorandumesh drejtuar Konferencës së Londrës,shqyrtimin e problemit të tyre dhe dënimin e shkaktarëve të gjak-derdhjes së kotë në Çamëri dhe të vuajtjeve të pakufi.Kongresi përfundoj në një rezolutë ku përmblidhen të gjithë punimet e tij.
Gjatë emigracionit për shumë herë ne i jemi drejtuar botës për të drejtat tona të mohuara dhe kemi kërkuar ri-atdhesimin.
Më 30 Tetor 1944 Këshilli Antifashist Çam i dërgonte një votim proteste Qeverisë së Bashkimit Kombëtar Grek,Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut,Qeverive Aleate,Komitetit Qendror,t'EAM-it ku flitet për barbarizmat e fashistëve Grek në Çamëri.
Më 9 Maj 1945 Këshilli Antifashist Çam iu dërgon Misioneve Ushtarake Aleate kopjen e telegramit drejtuar Kryetarit të Konferencës S.Franciskos mbi të drejtat e Çamëve në bazë të kartës s'Atlantikut.
Më 27 Qershor 195, telegrame proteste,kundra masakrave në Çamëri drejtuar nga Këshilli Antifashist Çam Qeverisë Demokratike të Shqipërisë,Misioneve Aleate Ushtarake Sovjetike,Angleze,Amerikane,Franqeze,Qekosllovake,Legatës Jugosllave,Shqiptarëve t'Amerikës,Italisë dhe Bullgarisë.
Promemoria drejtuar z.Hutxhinson deputet Laburist i Britanisë së Madhe,më 26-XI-1945.Telegram drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të UNRRA-s nga Komiteti Antifashist Çam (25-9-1945),ku kërkohen ndihma.
Memorandum drejtuar kryesisë së Konferencës së Ministrave të Jashtëm Aleat në Londër nga Delegat të Kongresit Çam,3-4-9-1945.
Memorandum drejtuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuar në Londër prej Komitetit Antifashist Çam më 11 Janar 1946 ku rivlerësohen masakrat dhe kërkohen të drejtat.
Memorandum drejtuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New-Jork nga Komiteti Antifashist Çam më 25 Tetor 1946,etj.
Ne jemi viktimë e regjimit monarkist që sot sundon në Greqi Së bashku me popullin vëlla Grek ne vuajmë konsekuencat e terrorit të zi të shpërthyer prej tyre në gjithë Greqinë.
Për dy vjet e gjysmë ne po vërvitemi Shqipërisë në mizërie larg Atdheut ndërsa vendet tona të pasura shfrytëzohen pa të drejt nga agjentët e Monarko-Fashistëve në Çamëri.
Vuajtjet tona gjatë emigracionit kanë qenë dhe janë pa kufi.Me mira kanë vdekur nga kjo situatë e krijuar.
Megjithatë protestat e bëra dhe të drejta që na përkasin ne vazhdojmë të qëndrojmë akoma n'emigracion ndërsa Qeveria Greke merr masa dhe vendos në Çamërinë tonë pa asnjë të drejtë banorë të huaj për të penguar kthimin tonë.
N'emër të popullatës sonë ne protestojmë edhe një herë për të gjithë këto ne i parashtrojmë Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit t'U . N . O . –s tragjedinë e luajtur në Çamëri dhe heqim vërejtjen për një akt barbar të kryer me qëllim çfarosje të popullatës sonë.
Ne theksojmë nevojën e përfundimit të shpejt të problemit Çam dhe kemi bindje se do të gjejnë zgjidhje kërkesat tona që janë:
1.Marrja e masave i imediate për pengimin e vendosjes së elementeve të hua në vatrat t'ona.
2.Riatdhesimi i të gjithë çamëve.
3.Kthimin e pasuris dhe shpërblimin e dëmeve tona shkaktuar në pasuri të lujtëshme dhe të palujtëshme.
4.Ndihmë për rindërtimin e vatrave dhe vendosjen tonë.
5.Sigurimin dhe garancinë që rrjedhin prej traktateve dhe mandateve ndërkombëtare,si sigurimi i të drejtave civile,politike,kulturave dhe sigurimi personal.
6.Gjykimi dhe dënimi i të gjithë përgjegjësve të krimeve të kryera.
Duke ju shprehur konsideratat tona më të shquara;
Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamër:
Taho Sejho, Kasem Demi Rexhep Çami
Tahir Demi, Vehip Demi Dervish Dojaka
Hilmi Seiti.
T i r a n ë,1947.